Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të veproni nëse fëmija juaj vjell gjatë udhëtimeve me veturë

Jetë 19/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një kthesë, pastaj dy. Bën vapë. Në pjesën e prapme të makinës, pasagjeri juaj i vogël zverdhet keq, nuk ndjehet mirë. Po sikur të vuaja nga të pështjelluarit prej transporteve?

Momenti i madh erdhi: të gjithë janë gati, valixhet janë mbyllur, niseni për pushime. Por për ata që nuk ndjehen rehat gjatë udhëtimeve, zemra nuk është aspak në festë.

Të gjithë mund të vuajnë dhe kudo

Megjithëse makina zë vendin e parë, edhe avioni dhe anija mund të shkaktojnë pështjellim ndaj transporteve (e ashtuquajtur gjithashtu naupati ose cinetozë). Jul Çezari, Homeri, lundërtarë të mëdhej ose heronj të historisë kanë vuajtur nga pështjellimi për shkak të transporteve.

Në ditët e mëvonshme, Lorenci i Arabisë qe viktimë e pështjellimit për shkak të lëvizjes me deve! Madje, edhe lundërtarët e anijeve më të sofistikuara tregojnë për shqetësimin e shkaktuar nga pështjellimi prej detit. Pa harruar këtu dhe astronautët që, një në dy raste, vuajnë nga pështjellimi prej hapësirës.

Një shqetësim i lidhur me veshin e brendshëm

Në kohëra normale, veshi i brendshëm vë në dijeni për pozicionin që zë trupi ynë në hapësirë. Informacioni i transmetohet trurit, që urdhëron muskujt të qëndrojnë në ekuiliibër dhe të ndjekin ndryshimet e drejtimit ose të shpejtësisë. Nëse ka mbibollëk stimulimesh (ngjitje, zbritje, kthesa), veshi i brendshëm nuk arrin më t’i kompesojë çekuilibret e njëpasnjëshme të shkaktuara nga lëvizjet.

Në tru dërgohet një SOS, gjë që bën të aktivizohen simptomat e para. Fëmija juaj zverdhet, nuk flet më. Qetësia e tij duhet t’ju alarmojë. Nëse nuk bëhet asgjë, më pas vijnë marramendjet, rriten sekrecionet e pështymës dhe të përzierat bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Në vazhdim, shfaqen dhembje të stomakut, shoqërfuar me rikthim të ushqimeve të ngrëna disa orë më parë.

Roli i mjedisit

Nxehtësia mund të favorizojë shfaqjen e simptomave; Edhe ankthi, ndonjëherë, është shkak për një gjendje të përzierash; Erërat e këqija luajnë një rol të rëndësishëm. Ato zhvillohen në mjediset ku mblidhen shumë persona gjatë një momenti.

Masat paraprake…

Parashikoni një natë të mirë gjumi para udhëtimit tuaj. Një kohë e pamjaftueshme gjumi i shton të përzierat. Pra, çojeni herët për të fjetur vogëlushin tuaj; Jepini një vakt të lehtë (të përbërë nga sheqerna të ngadalta dhe të varfër në yndyrna) rreth një orë para udhëtimit. Të udhëtuarit me stomakun bosh ndihmon në shkaktimin e trazirave.

Bëjeni të shëndetshëm ajrin e mjedisit të makinës, duke installuar një shpërndarës vajrash esencialë. Përdorni ilaçe kundër pështjellimit nga transportet, një orë para udhëtimit. Ose jepini vogëlushit tuaj një tabletë homeopatike një natë para, nëse është i ankthshëm, përsëriteni pak para nisjes.

… dhe gjatë udhëtimit

Ruani ajrin e freskët në makinë, duke e hapur paksa njërën nga dritaret. Dhe, sigurisht, mos pini duhan. Është një kërkesë absolute. Jepini makinës me kujdes, pa pëshpejtime të papritura ose frenime.

Uleni rehatshëm në një ndenjëse të ngritur, pozicioni më i përshtatshëm për veshin e brendshëm është kur koka është lehtësisht e përkulur nga prapa. Mos e lini vogëlushin tuaj të lexojë ose të luajë me lojëra elektronike. Sugjerojini të shikojë pejsazhin.

Bëni ndalesa të shumta dhe përfitoni për të ajrosur ambientin e makinës. Propozojini të pijë sasi të vogla lëngjesh, të sheqerosura sipas dëshirës, ose Koka Kola pa gaz, për të larguar shijen e keqe në gojë. Përdorni zgjidhje homeopatike dhe jepjani kokrrizat që në shenjat e para të shqetësimit. Përsëriteni çdo orë, nëse simptomat vazhdojnë.

Po nëse vjell?

Pajisuni me qeska të krijuara pikërisht për këto raste. /femramoderne.al

Artikulli paraprakPrindërit e përdorin këtë metodë të gabuar për qetësimin e fëmijëve
Artikulli i rradhës Kjo është analiza e gjakut që parandalon lindjen e parakohshme të foshnjave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.