Si t’i parandalojmë kruarjet e brendshme të fytit?

2017-04-26 në ora 20:04

Pothuajse të gjithë përjetojnë shqetësimin e një kruarje të brendshme fyti herë pas here. Gryka e kruar është një shenjë shumë e zakonshme e alergjive nga bari dhe alergjive të tjera ose mund të jetë një shenjë e hershme e një infeksioni viral ose bakterial.

Shumicën e kohës, kruarja e fytit mund të menaxhohet me trajtime të thjeshta, duke përfshirë mjetet shëruese në shtëpi shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.

Mjetet shëruese shtëpiake për kruarjen e brendshme të fytit mund të ndryshojnë në bazë të shkakut. Megjithatë, ka disa mjete shëruese të vërtetuara dhe të testuara që mund të ndihmojnë në shumicën e rasteve.

Këto mjete përfshijnë:

  • Një lugë mjaltë për të mbuluar fytin
  • Garëgaritja e fytit me ujë të kripur
  • Tabletë dhe pika kollash
  • Sprej i hundës
  • Çaj të nxehtë me limon dhe mjaltë

Gjithashtu, shumica e njerëzve do të zbulojnë se mund të zvogëlojnë rrezikun e kruarjes së brendshme të fytit nëse veprojnë kështu:

  • Lënë duhanin
  • Pijnë shumë ujë
  • Shmangin kafeinën dhe alkoolin
  • Lajnë duart shpesh gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit
  • Shmangin hapjen e dritareve dhe daljen jashtë gjatë sezonit të alergjisë

Vizitoni mjekun tuaj në rast se simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë./Gazeta Shneta/