Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’i preni thonjët e foshnjës suaj pa ja prerë majat e gishtave

Jetë 29/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilla për prerjen e thonjëve të foshnjes suaj

Po. Thonjët e foshnjës suaj janë më të butë dhe më elastik se tuajt por mos gaboni ata janë tejet të mprehtë! I porsalinduri ka pak kontrol mbi gjymtyrët e tij fluturues dhe shume lehtë mund të përfundojë duke gërvishtur fytyrën e tij apo tuajën.

Thonjët e vegjël të gishtërinjeve rritën aq shpejt sa që ka nevojë të shkurtohen edhe nga disa herë në javë. Ndërsa thonjët e këmbëve nuk kanë nevojë për shkurtime të shpeshta.

Si ti’a prej thonjët e foshnjës sime pa ja prerë majat e gishtave?

Koha më e mirë për të bërë këtë gjë është kur ai fle. (Do të dëshironit ti lini veglat e prerjes së thonjëve dhe në automjet për ti’a prerë thonjët gjersa ai fle në ulësen e tij për foshnje). Tjetër kohë ideale është pas larjes në banjo kur thonjët e tij janë më të butë.

Përkujdesuni që të keni mjaft dritë për të parë se çfarë bëni. Përdorni gërshërë të vogla për foshnje ose dana të vogla të prodhuara posaçërisht për këtë gjë. Tërhiqeni pjesën përfundi gishtit sa më larg majës së thonjëve që të mos ketë premje të lëkurës, dhe mbani të sigurt dorën e foshnjës suaj gjersa preni me veglat e juaja.

Preni thonjët e gishtave rreth e rrotull vijës së gishtit. Gjersa thonjët e këmbëve preni në vijë të drejtë. Pastaj përdorni limën për të lëmuar skajet e ashpra. Në të vërtetë nëqoftëse jeni të durueshëm dhe thonjët e foshnjës suaj nuk janë shumë të gjatë mund të shkurtoni të gjithë punën duke i shkurtuar me anë të lëmuarit me limë.

Në rast se vendosni ti preni thonjët e foshnjes suaj gjatë ditës , atëhere thirrni dikënd që të ju ndihmojë për ta mbajtur që të mos lëviz gjersa ju punoni . Ose merrni dikënd që ti’a tërheq vëmendjën për të ju lejuar që ti’a mbani dorën palëvizur .

Disa prindër i këpusin me dhëmbë thonjët e gishtërinjëve të foshnjave të tyre , por kjo ka rrezik që të infektojë çdo të prerë në gishtat e foshnjës si dhe infektimin e gojës së saj . Poashtu do ta keni vështirë të shihni se çfarë bëni , dhe do të vëreni se gishtat e tij janë të imët në krahasim me dhëmbët tuaj ! Por disa prindër ende e përdorin këtë metodë.

Në rast se e prej majën e gishtit si ta ndali gjakderdhjen?

Në rastin shqetësues te prerjes së majës së vogël të gishtit mos e dënoni shumë veten kjo gjë i ndodh shumicës së prindërve. Thjesht merrni një faculete dhe mbështjellni rreth majës së gishtit dhe mbajeni pak të shtypur. Gjakderdhja zakonisht ndalet mbrenda disa minutave.

Mos e lidhni gishtin e foshnjës suaj me flaster, është tejet e mundshme që ajo ti hiqet duke e vërë në gojë dhe ekziston rreziku që ti zihet fryma me të.

Në rast se doni mund ti përdorni flasterët me likuid (të lyer me medikamente në pjesën ku ngjiten për plagë) që janë të lejuar për foshnje. Këta janë jotoksik, dhe teren shpejtë dhe bien së bashku me lëkurën e terur kur plaga është e shëruar.

Artikulli paraprakShokuese: Operohet 26 herë në tërë trupin, por nuk dorëzohet ndërsa ai sot bëhet baba
Artikulli i rradhës Adelajda ishte ndarë…

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.