Si të reagoni dhe si të flisni me fëmijët, kur ata pyesin dhe fillojnë të frikësohen për vdekjen?
Është shumë e zakonshme që fëmijët të mendojnë për vdekjen dhe të kenë frikë prej saj. Ndonjëherë ata kanë frikë për veten e ndonjëherë për njerëzit e dashur.
Nëse kjo frikë nuk vazhdon për një kohë të gjatë dhe nuk ndikon në jetën e përditshme të fëmijës, në shkollë, shoqëri, në sjellje atëherë nuk ka arsye për të kërkuar ndihmë profesionale.
Çelësi nga ana juaj është të mbeteni të durueshëm, ngushëllues dhe të sigurt. Është 100% e këshillueshme të diskutoni për vdekjen me një shtatëvjeçar, por pa detaje të rënda për atë moshë.
Për shembull, ju mund të pranoni se ne të gjithë vdesim në një moment, por siguroheni se ai do të jetojë një kohë të gjatë para se të vijë momenti i vdekjes. Kini kujdes të mos kritikoni ose injoroni frikën e tij. Le ta dijë se është mirë të shqetësohemi ndonjëherë.
Tregoni se e doni atë dhe më pas bëni diçka bashkë për t’u shpërqëndruar. Me shumë gjasa shumë shpejt kjo nuk do të jetë më çështje shqetësuese për fëmijën./perneneat