Xhensila po bën gati dhomën e vajzës, një vepër arti

2018-07-10 në ora 10:26

Xhensila dhe Bes Kallaku po bëjnë gati edhe dhomën për vogëlushen që shumë shpejtë do të vijë në jetë.

Këngëtarja e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, ka treguar se muri i dhomës për vajzën po pikturohet nga një artiste shumë e mirë.

Ngjyra rozë po dominon në dhomë, ndërsa muri shihet në lule, me të cilin me siguri se do i kombinojnë edhe mobilet.

Presim ta shohim dhomën e kompletuar këto ditë./gazetashneta