Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si u vra e reja shqiptare nga mjekët serbë në QKUK në 1998, rrëfen e ëma

Lajme 12/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me 19 shtator të vitit 1998, Valentina Maloku u plagos nga një snajperist serb. Pas kësaj e reja nga Plloqiça e Malishevës u transferua në QKUK, ku në vend të mjekimit u përball me maltretimet dhe torturat e mjekëve serbë. Gjatë gjithë kohës më të ishte nëna e saj, Zylë Maloku. Ajo rrëfen për tmerrin që e përjetoi e bija, Valentina, brenda hapësirave të spitalit të Prishtinë.

Ishte fëmija më i vogël i shtëpisë.

Por, nga gjashtë fëmijët e familjes Maloku, Valentina e kishte fatin më të trishtë.

19-vjeçarja u plagos nga një snajperist serb, me 19 gusht të vitit ‘98, në Plloqicë të Malishevës.

Nëna e Valentinës, Zylë Maloku, rrëfen për momentet kur e bija u transportua në klinikat e improvizuara ushtarake.

“E ka rrok plumbi, unë kam qenë e shtrirë në traktor prej tensionit të lart. E kanë çuar në Gradicë, kur kemi shkuar më pa me dhëndrin ish kanë tu piskat, tha këqyre nënë ku jam plague unë kurrë më nuk çohem, I thash po se ka mjek këtu plot”, thotë nëna e Valentinës, Zylë Maloku.

Por, minutë pas minute, gjendja e Valentinës po përkeqësohej. Për këtë, ajo u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtu, për studenten e historisë, në vend të mjekimit, filluan torturat e maltretimet nga mjekët serbë.

“Ai (mjeku) doli e mori, e fotografoi e tu bërtit e tu i ra çikës, I tha je kanë UÇK. I thash mos i bjer cikës, e ai m ra edhe mu”, thotë nëna e Valentinës për Tëvë1.

Por, edhe plagosja e Valentinës duket se kishte një shkas.

Babai, Limani, që tani vuan nga demenca dhe vëllai, Agroni, i ishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prandaj, Valentina e shtrirë në spital dhe e lidhur për radiatorëve kishte dëgjuar edhe disa nga bisedat e policëve serbë.

E për nënën kishte një porosi.

“Nënë baci e Agroni mos të vijnë me më pa, I ka dëgju tu fol”.

E pak kohë nga kjo bisedë Valentina Maloku ndërroi jetë me 5 shtator të vitit ’98, pas torturave të mjekëve dhe policëve serbë.

Por, familjes Maloku nuk ju dha asnjë raport zyrtar për shkaqet e vdekjes të bijës së tyre.

Për këtë arsye edhe tërheqja e trupit të saj nga morgu i Prishtinës ishte i vështirë.

Kjo u mundësua vetëm më ndihmën e aktivistes për të drejtat e njeriut, Flora Brovinës dhe ish-veprimtari të çështjes kombëtare, Nebih Balaj.

Ky i fundit tregon fjalët që ja tha babai i Valentinës, Limani, kur ia dorëzoi trupin e pajetë të vajzës.

“Më ka than kur e ke pru atje sikur me martu Valentinën, do të thotë kena mujt me marrë e nuk ka humb trupi si i shumë të tjerëve”, thotë Balaj.

Por, rasti i Valentina Malokut nuk është i vetmi kur pacientët shqiptarë u rrahën e maltretuan nga personeli serbë në QKUK.

Të gjitha këto raste janë përmbledhur në këtë libër të ish-kirurgut në QKUK, Salih Krasniqi.

“10 mijë e 543 kanë qenë të pranuar nga 1 maji 98 deri me 20 qershor 99 – prej tyre 6 mijë e 144 kanë qenë shqiptarë, prej tyre kanë qenë me sëmundje, por prej tyre 1 mijë e 239 pacientë që i kam trajtuar e që në bazë të hulumtimeve kanë qenë me diagnoza të dyshimta”, thotë ish-kirurgu në QKUK, Salih Krasniqi.

Ish-kirurgu, thotë se vetë ishte dëshmitarë i keqtrajtimit të pacientëve shqiptarë në klinikat e QKUK-së.

“Ka qenë i lidhur Yll Morina që e kanë operu gjashtë herë. Ka qenë Gjok Ndrecaj me plagë në bark e që ia hapnin varrën me automat. Ka qenë Isë Hoxha të cilit ia fiknin cigaren në trup”, tha ai.

 

Sipas hulumtueses dhe anëtares së bordit të drejtorëve të Shëndetit Publik, Jennifer Leaning “me shkallëzimin e luftimeve në Kosovë, sjelljet e personelit mjekësor dhe të policisë serbe ndaj pacientëve shqiptarë janë acaruar deri në atë nivel saqë lirisht mund të quhet Terrorizëm Institucional”.

Artikulli paraprakDogana e Kosovës fillon aksionin në barnatore, konfiskon medikamente të kontrabanduara
Artikulli i rradhës Njihuni me shkaktarët e ekzemës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.