Edhe pse nuk ka një shërim të plotë nga ekzema, trajtimi i saj mund t’ju ndihmojë në menaxhimin e simptomave.
Ekzema mund të shkaktohet ose të përkeqësohet nga gjërat ndaj të cilave jeni të ndjeshëm. Kjo mund të përfshijë polen, ushqime të caktuara ose ndryshim të motit shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Andaj, zgjedhja e një stili të jetesës dhe kujdesi personal luajnë rol në parandalimin dhe menaxhimin e episodeve akute të ekzemës.
Prandaj, shmangni këto faktorë që mund të nxisin deri tek shpërthimet e ekzemës:
-stresi;
-lëkurë shumë e thatë;
-sapunë dhe pastrues shtëpiak;
-parfume;
-alergenet ushqimore;
-metalet;
-tymi i cigars;
-mot i ftohtë, i thatë;
-mot i nxehtë, i lagësht;
-pomada antibateriale si neomicina dhe bacitracina.
Fatkeqësisht, shpesh është e vështirë të identifikohen se cili mund të jetë shkaktari juaj kryesor, pasi këto ndryshojnë nga personi në person.
Sidoqoftë, ju mund të mbani edhe një ditar për të regjistruar ekspozimet ndaj shkaktarëve të dyshuar, veçanërisht kur ekzema fillon të shfaqet. /Gazeta Shneta/