Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sildenafil (Viagra) mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të Alzheimerit, sugjeron studimi i ri

Lajme 18/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sildenafil, një përbërës në ilaçet që trajtojnë disfunksionin erektil dhe hipertensionin arterial pulmonar mund të përdoret për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjen e Alzheimerit, sugjerojnë rezultatet e një studimi të ri.

Në mesin e njerëzve që tashmë marrin sildenafil, përbërësi kryesor i Viagrës, incidenca e sëmundjes së Alzheimerit ishte dukshëm më e vogël se tek njerëzit që nuk e merrnin, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Të paktën një ekspert paralajmëroi se një studim vëzhgues si ky mund të mos tregojë të gjithë historinë dhe duhet trajtuar me kujdes.

Komponimi sildenafil është një përbërës kryesor në Viagra dhe përbën bazën e Revatio, një ilaç për hipertensionin arterial pulmonar. Tani, një studim i ri sugjeron se sildenafil mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Studiuesit, të udhëhequr nga Klinika e Cleveland, vëzhguan një reduktim prej 30% deri në 54% të incidencës së sëmundjes Alzheimer tek njerëzit që merrnin sildenafil për mosfunksionim erektil ose hipertension arterial pulmonar, krahasuar me ata që nuk e merrnin.

Studimi është publikuar në “Journal of Alzheimer’s Disease”.

Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i demencës. Shoqata e Alzheimerit vlerëson se rreth 6.7 milionë amerikanë jetojnë me Alzheimer dhe është shkaku i pestë kryesor i vdekjeve në SHBA dhe prevalenca e tij pritet të rritet ndërsa popullsia plaket.

Sipas Shoqatës së Alzheimerit midis 2000 dhe 2019, vdekjet nga goditjet në tru, sëmundjet e zemrës dhe HIV u ulën, ndërsa vdekjet e raportuara nga Alzheimer u rritën më shumë se 145%.

Alzheimer është një sëmundje progresive, që përkeqësohet me kalimin e kohës, zakonisht fillon me humbjen e kujtesës dhe përfundimisht çon në vështirësi në komunikimin me të tjerët, ose në përgjigjen e duhur ndaj mjedisit në të cilin ndodhet.

Autorët e studimit të ri përdorën modele llogaritëse për të analizuar të dhënat për miliona pacientë në dy baza të të dhënave mjekësore, MarketScan Medicare Supplemental dhe Clinformatics. Në bazën e të dhënave MarketScan, ulja e Alzheimerit ishte 54%. Në bazën e të dhënave të Clinformatics, ishte 30%.

Pasi sildenafil u identifikua si një ilaç me interes nga të dhënat e analizuara, kërkime të mëtejshme ndodhën në laborator. Duke punuar me qelizat e trurit nga pacientët me Alzheimer, studiuesit zbuluan se sildenafil uli nivelet e proteinave tau neurotoksike. Proteina të tilla grumbullohen në tru ndërsa Alzheimeri përparon.

Sildenafil, si një trajtim për mosfunksionimin erektil, është një frenues i fosfodiesterazës tip 5, ose frenues PDE 5.

Dr. Ozama Ismail, drejtor i programeve shkencore të Shoqatës së Alzheimerit, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri, vuri në dukje se kishte një studim të fundit dhe të madh në Mbretërinë e Bashkuar që sugjeroi se frenuesit PDE 5 mund të jenë në gjendje të zvogëlojnë gjasat e zhvillimit Alzheimer, por “nuk ka asnjë provë që këto barna janë në gjendje të trajtojnë sëmundjen e Alzheimerit.”

Për sa i përket studimit aktual, tha Dr. Ismail, “Ky studim vëzhgues bazohet në të dhënat elektronike të kujdesit shëndetësor dhe nuk mund të përcaktojë nëse lidhja është kuptimplotë pa eksplorim të mëtejshëm.”

Ai përmendi gjithashtu si një “kufizim të rëndësishëm” të këtij studimi që Alzheimer nuk u diagnostikua “duke përdorur testimin e “standardit të artë” që përfshinte biomarkerët e imazhit dhe/ose vlerësimin në autopsi”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKomuna e Prizrenit njofton se ka filluar vaksinimi kundër HPV-së tek nxënëset e klasave të gjashta
Artikulli i rradhës PVC dhe mikroplastikat e tjera u gjenden në arteriet e bllokuara të zemrës, zbulon një studim i ri italian

Ju sugjerojmë

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.