Infeksionet COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me më shumë se gjysmë milioni, rritje kjo që ka të ngjarë të nxitet nga variantet më të fundit të Omicron BA.4 dhe BA.5, zbulojnë shifrat.
Numri i rasteve në spitale gjithashtu po vazhdon të rritet, me shenja të hershme të pranimeve në kujdesin intensiv në grupmoshat më të vjetra, shkruan The Independent përcjell Gazeta Shneta.
Tani një raport nga aplikacioni i analizës së ‘Covid ZOE’ tregon se dhimbja e kokës është bërë simptoma më e raportuar.
Aplikacioni ‘ZOE Covid Study’ lejon njerëzit e infektuar të raportojnë simptomat e tyre ndërsa vuajnë nga virusi.
Të dhënat më pas analizohen nga studiuesit e King’s College në Londër, të cilët gjurmojnë infeksionet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si dhe identifikojnë se kush është më i rrezikuar dhe ku janë zonat me rrezik të lartë.
Më shumë se dy në tre nga të gjithë pacientët me COVID që përdorën aplikacionin raportuan se kishin vuajtur nga një dhimbje koke përpara se të rezultonin pozitiv. /Gazeta Shneta/


