Anemia njihet gjerësisht si një sëmundje delicate e cila konsiston në mospasjen e mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut dhe për rrjedhojë nuk transportohet oksigjen në të gjithë trupin. Kjo e fundit sjell pasoja mjaft të rënda për shëndetin.
Së pari, keni frymëmarrje të shkurtra here pas here ose më saktë nuk arrini të ngopeni mjaftueshëm me oksigjen. Kjo është shenja e pare e cila tregon që vuani nga anemia.
Së dyti, ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk keni fuqi për të bërë asgjë.
Së tregi, ndjeni dhimbje therëse në gjoks.
Së katërti, këmbët dhe duart tuaja qëndrojnë gjithnjë të ftohta pavarësisht stinëve.
Së pesti, keni dhimbje të forta koka që përsëriten vazhdimisht.
Nëse po përjetoni simptomat e mësipërme ju këshillojmë që menjëherë të drejtoheni tek mjeku juaj I familjes për t’u orientuar më pas tek një mjek specialist./GazetaShneta/