Ndërsa përhapja e COVID-19 vazhdon të tërbojë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, ekspertët mjekësorë dhe të shëndetit publik vazhdojnë të mësojnë më shumë rreth infekimit të virusit korona.
Mbi të gjitha, është një koronavirus i ri që qëndron pas kësaj pandemie globale, dhe si i tillë, të dhëna të reja po zbulojnë vazhdimisht gjëra të reja për komunitetin shkencor.
Si e tillë, ne tani dimë për një numër efektesh anësore të rëndësishme që vijnë me COVID-19 nga të cilat ne nuk ishim në dijeni më parë.
Dr. Sohel Ahmed, më poshtë rendit disa nga efektet anësore të panjohura më parë të COVID-19, shumë prej të cilave ndikojnë në sistemin nervor dhe trurin e pacientit transmeton Gazeta Shneta:
Deliriumi
Doktor Ahmed zbuloi se “pacientët zhvillojnë një gjendje që është zakonisht e përkohshme, ku është e pranishme një gjendje konfuze akute e cila mund të zgjasë disa ditë, deri në disa javë.”
Ky konfuzion, ose delirium, është ndër efektet anësore më të zakonshme dhe veçanërisht te pacientët, ku në një moment konsideroheshin të sëmurë në gjendje të rëndë.
Mpiksje të gjakut
Mjekët në New York pranuan një numër të lartë të pacientëve veçanërisht të rinjtë me koronavirus që u paraqiten me mpiksje gjaku.
Dr. Terry Neill, i cili vepron në Florida, thotë se inflamacioni i sjellë nga COVID-19 po shkakton mpiksje të rritur dhe për këtë arsye rrit mundësi për goditje në tru ose zemër.
Dëmtimi nervor
Koronavirusi nuk synon vetëm sistemin e frymëmarrjes ose trurin e një pacienti, por gjithashtu mund të ndikojë në të gjithë sistemin nervor – trurin, palcën kurrizore, nervat dhe muskujt.
Si rezultat, ekzistojnë dëshmi në rritje të dëmtimit nervor si një efekt anësor i rëndësishëm në pacientët që testojnë pozitivë për COVID-19, sipas burimit WebMD.
Inflamimi i trurit
Studimet e fundit kanë treguar që çështje të rënda të trurit kanë ndodhur në një numër të vogël të rasteve të COVID-19.
Ajo që bie në sy është një inflamacion i përhapur në tru, tha Dr. Ahmed.
“Dhe ata pacientë mund të kenë komplikime serioze sepse kjo mund të jetë një gjendje fatale” shtoi ai.
Humbje afatgjate e shijes dhe erës
Një nga efektet anësore të hershme të pacientëve që testuan pozitivisht për COVID-19 ishte një humbje e veçantë e sensit të tyre të shijes dhe erës.
Por me kalimin e muajve, ku një numër rastesh të dukshme të atyre që janë rikuperuar nga koronavirusi, akoma nuk i kanë rimarrë këto aftësi të lindura. /Gazeta Shneta/