Në fillim të pandemisë me COVID, agjencitë qeveritare dhe autoritetet shëndetësore u përpoqën të informojnë njerëzit se si të identifikojnë simptomat e virusit që shkakton infeksionin SARS-CoV-2.
Por ndërsa virusi ka evoluar, duket se simptomat më të zakonshme kanë ndryshuar poashtu. Të dhënat në zhvillim sugjerojnë që njerëzit e infektuar me variantin Delta – përjetojnë simptoma të ndryshme nga ato që ne zakonisht i kemi lidhur me COVID në fillimin e pandemisë.
Mënyra se si një virus shkakton sëmundje varet nga dy faktorë kryesor, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta:
Faktorët viralë përfshijnë gjëra të tilla si shpejtësia e përsëritjes, mënyrat e transmetimit dhe këta faktorë ndryshojnë me zhvillimin e virusit.
Dhe dallojmë faktorët pritës që janë specifikë për individin. Mosha, gjinia, barnat, dieta, stërvitja, shëndeti dhe stresi të gjitha mund të ndikojnë në faktorët pritës.
Pra, kur flasim për shenjat dhe simptomat e një virusi, i referohemi asaj që është më e zakonshme.
Pra cilat janë shenjat dhe simptomat e zakonshme të variantit Delta?
Duke përdorur një sistem vetë-raportimi përmes një aplikacioni celular, të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar sugjerojnë se simptomat më të zakonshme të COVID-it mund të kenë ndryshuar nga ato që ne tradicionalisht i lidhnim me virusin.
Një dhimbje e fytit, kokëdhembje, kollitje, temperaturë dhe hundë e rrjedhshme – këto dalin të jenë shenjat më dominante të variantit Delta të zbuluara në mesin e personave të infektuar.
Ndërsa kemi akoma më shumë për të mësuar në lidhje me variantin Delta, këto të dhëna të reja janë të rëndësishme sepse na tregojnë se ajo që mund të mendojmë si një ftohje e lehtë e manifestuar me hundë të rrjedhshme dhe një dhimbje fyti – mund të jetë një rast i COVID-19.
Të gjitha dëshmitë shkencore na tregojnë se Delta është më infektiv në krahasim me SARS-CoV-2 origjinal dhe variantet e tjera të virusit, andaj njoftimi paraprak me simptomat dhe shenjat e para të virusit do të ketë më shumë rëndësi për rastet klinike dhe menaxhimin më të mirë të sëmundjes. /Gazeta Shneta/