Pasi që keni lindur është normale të keni gjakderdhje, siklet dhe lodhje. Koha, pushimi dhe vetë ndihma janë zakonisht të gjitha që iu nevojiten për t’u ndjerë më mirë.
Shumica e grave bëjnë një rimëkëmbje të plotë dhe të pakomplikuar pas lindjes së fëmijës së tyre. Por herë pas here, emergjenca e vërtetë mjekësore ndodh në ditët dhe javët pas lindjes.
Pasi të lindni, është mirë të pyesni maminë tuaj se si mund të merrni kujdesin urgjent nëse keni nevojë për të. Është mirë të mbani kontakte të mjekut tuaj në rast se iu duhet.
Ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse keni këto simptoma:
Nëse keni hemorragji pas lindjes, mund të humbi shumë shpejt 500ml ose më shumë gjak dhe duhet urgjentisht të trajtoheni në spital.
Nëse keni gjakderdhje në 24 orët e para të lindjes së fëmjës, ka mundësi që të jeni në spital dhe do të trajtoheni nga stafi menjëherë.
Nëse keni këto simptoma atëherë gjendja juaj është kritike:
Gjakderdhja papritur rritet
Keni copa të mëdha të gjakut
Filloni të zbeheni dhe ndjeheni të trullosur
Zemra juaj fillon të rrah shpejt ose rrahjet e zemrës tuaj bëhen të parregullta./GazetaShneta/