Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të dërgojnë sërish në Kushtetuese Ligjin e Pagave.
Kjo pasi thonë sepse sipas tyre ka dallim në koeficientin mes infermierëve me logopedët dhe fizioterapeutët.
“Në vitin 2019 Sindikata e Infermierëve të Kosovës dërgoi Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese për shkak të dallimeve të mëdha që kishin koeficientët e pagave mes infermierëve dhe fizioterapeutëve E logopedëve. Të njëjtën gjë, prapë do ta dërgojmë Ligjin e Pagave në Gjykatë Kushtetuese nëse ndodhë një gabim e tillë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje thuhet se ata do ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet ligjore çdo koeficient që është në kundërshtim me kërkesat e infermierëve./Gazeta Shneta/