Vetëm 9% e popullsisë së Italisë ende nuk është vaksinuar dhe kjo përqindje e të pavaksinuarve ka rritur numrin e të shtrirëve në spitale.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Rai, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke shtuatr se qytetarët e Italisë ende duhet të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e pandemisë.
Italia ka regjistruar 51 mijë e 959 raste me COVID dhe 191 viktima në 24 orët e fundit.
“Ne duhet të mbajmë gjithmonë maskambrojtëse në ambjentet e jashtme dhe të brendshme”, shtoi ministri italian.
Kujtojmë që që nga fillimi i pandemisë, Italia ka regjistruar 12,105,675 raste me COVID dhe 151,015 viktima.




