Sindikata e infermierëve të Kosovës dhe stafi mbështetës i angazhuar për gjatë pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë tash e tre muaj nuk kanë marrë paga.
Përmes një reagimi Sindikata e Infermierëve vonesën e pagave e ka konsideruar të paarsyeshmë dhe “çasje neglizhuese në raport me këta profesionist”.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo page”, thuhet gjithashtu në reagimin e tyre.
Kontratat e stafit mbështetës të angazhuar gjatë pandemisë pritet të skadoj gjatë muajit qershor, ndërsa në reagimin e sindikatës kërkohet të vazhdohen kontrata e tyre dhe të kthehen në kontrata të rregullta.
Për shkak të pakënaqësive të tyre sindikata ka paralajmëruar protest paqësore për nesër. Protesta pritet të filloj në orën 09:00 deri në orën 10:00 para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë kohës sa vendi po përballej me fluks të lartë të të infektuarve me coronavirus, Ministria e Shëndetësisë pati angazhuar mbi 1200 mantelbardhë për të ndihmuar pjesën tjetër të stafit nëpër Klinika dhe Spitalet Regjionale në vend. /Gazeta Shneta/
Stafi shëndetësor mbështetës tash e dy muaj pa paga, MSh hesht