Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Koren Veriore gati tre milionë raste me “ethe e temperaturë”

Lajme 24/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet verikoreane kanë raportuar të martën një total prej gati tre milionë njerëzve “me ethe dhe temperaturë”, duke konfirmuar përhapjen e atij që duket se është koronavirus.

Shifrat e fundit vijnë pasi autoritetet në Phenian kanë regjistruar më shumë se 134,510 raste të reja të hënën, sipas raportimeve të medias shtetërore, e cila ka cituar autoritetet për parandalim të pandemisë.

Sipas ekspertëve, shteti nuk ka mjaftueshëm kapacitete për testim, për të konfirmuar nëse njerëzit janë të infektuar me koronavirus, apo vetëm kanë ethe e zjarrmi.

Këto të dhëna janë bërë të ditura pasi Pheniani ka konfirmuar rastet e para të infektimit me koronavirus më herët gjatë këtij muaji.

Deri më tani 68 njerëz kanë vdekur, ka thënë media shtetërore, duke shtuar se shkalla e vdekshmërisë është 0,002 për qind.

Ndërkohë, mbi 2.5 milionë njerëz besohet se janë shëruar.

Shumë pak dihet për situatën shëndetësore në këtë shtet të izoluar, mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se Koreja Veriore nuk ka kryer ndonjë fushatë vaksinimi.

Autoritetet verikoreane kanë vendosur masa izolimi.

Megjithatë, Qeveria ende nuk u është përgjigjur ofertave të Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, për të ofruar vaksina kundër koronavirusit./REL/

Artikulli paraprakSindikata e Infermierëve e konsideron të paarsyeshme vonesën e pagave
Artikulli i rradhës 12 raste pozitive, 21 qytetarë të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.