Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka dorëzuar sot një kërkesë në SHSKUK për ngritjen e pagesës së ndërrimeve.
“Sot e kemi dorëzuar kërkesën tonë me shkrim në SHSKUK, për ngritje të pagesës së ndrrimeve të natës për 100%, pagesën për punë gjatë festave për 100% dhe pagesën e rrezikshmërisë”, thuhet në njoftimin e kësaj Sindikate.
Më poshtë mund ta lexoni kërkesën e plotë e cila është dorëzuar në zyrën e drejtorit Dr. Basri Sejdiu, koordinatores Lirije Beqiri dhe drejtorit të infermierisë në QKUK Sami Tahiraj. /Gazeta Shneta/