Sindikata e Infermierëve ka kërkuar përkrahje nga Avokati i Popullit për ndryshimin dhe rritjen e koeficientit për infermierët në Ligjin e ri për Pagat të miratuar në Kuvendin e Kosovës në fillim të këtij viti.
Infermierët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me koeficientet 2.2 dhe 2.25 që kur është miratuar ligji në shkurt të këtij viti. Për rritjen e koeficientit sindikalistët e infermierisë kanë kërkuar përkrahje në adresa të ndryshme.
“Në mledhjen e mbajtur me datën 06.09.2019 kryesia e Shsimp mori vendim që sot më dt. 10.09.2019 të dorëzoj kërkesën për ndryshim të koeficientit te Avokati i Popullit. Poashtu nënkryetari z. Përparim Berisha dhe anëtari i kryesisë z. Alban Selmani, zhvilluan një takim me Avokatin e Popullit, ku i treguan për rëndësinë e ndryshimit të koeficientit të pagës nga 2.2 dhe 2.25 në 3.2. Poashtu në takim u kërkua që të zbatohet neni 3 pika 1.3 e Ligjit të pagave nr. 06/L-111 dhe infermierët mamitë dhe profesionistët tjerë të kategorizohen me koeficient 3.2”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Gazeta Shneta/