Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindikata e Infermierëve me ftesë publike ndaj ministritit Latifi, listojnë kërkesat e tyre

Lajme 08/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se i kanë dërguar ftesë publike Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për një takim urgjent, mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje.

Kjo sindikatë ka publikuar kërkesat e tyre drejtuar ministrisë dhe po kërkojnë reflektim nga MSh.

“Koeficienti i pagave 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot;Rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa e plotë:

I nderuar Ministër i Shëndetësisë,z. Rifat Latifi

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që në mënyrë që t’u shmangemi veprimeve sindikale, e të cilat pas grevës paralajmëruese të datës 05/04/2022 vetëm se do përshkallëzohen, nga të cilat padyshim që pasojat do i vuajn vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, të ndani një kohë nga agjenda juaj për një takim urgjent lidhur me kërkesat e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës dhe komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor si dhe gjetjen e modaliteteve në mënyrë që këto kërkesa të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Konsiderojmë që realizimi i tyre nënkupton rritje të përgjegjësisë, llogaridhënies si dhe rritje të cilësisë së shërbimeve dhe ndëhyrjeve infemierore, me ç’rast do përfitonin të gjithë.

Kërkesat janë si në vijim :

Koeficienti i pagave 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot,

Rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,

Të paguhet menjehërë puna shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, respektimi i Ligjit të Punës

Të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, respektimi i Ligjit të Punës,

Të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve, respektimi i Ligjit të Punës

Kthimi i Departmentit të Infermierisë brenda SHSKUK-së dhe QKUK-së,

. Përfaqësimi i komuniteteve tona në Bordin e SHSKUK-së.

Infermierëve të cilëve tani do u skadojnë kontratat e punës, e të cilët janë pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 t’u vazhdohen kontratat e punës.

Duke pritur reflektimin tuaj dhe duke besuar në vullnetin tuaj të mirë që t’i përgjigjeni çasjes sonë proaktive në promivimin dhe dhënien e mundësisë dialogut social, presim përgjigjien tuaj.

Me respekt

Sindikata e Infermierëve të Kosovës

Artikulli paraprakShtatë të hospitalizuar me COVID-19 në ShSKUK
Artikulli i rradhës 26 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.