Nënkryetari i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve Shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Enlirat Duraku, ka paralajmëruar grevë nga punëtorët shëndetësor.
Ai thotë se punëtorët shëndetësor janë për të ofruar shërbim për pacientët dhe jo për t’u sunduar dhe ndarë privilegje në mes te komuniteteve.
“Privilegje duhet të ketë vetëm pacienti, bashkë me trajtimin dhe kujdesin e merituar dhe cilësor, cilësi e kujdesit e cila nuk arrihet duke e ngarkuar skajshmërisht infermierin me punë dhe duke e shtypur infermierin”, ka shkuar ai.
Ai thekson se greva ka për qëllim ruajtjen e dinjiteti të infermierëve, të pengohet rritja e mëtejme e mbingarkesës me punë për infermierët në përpjekje që realisht të sigurohet kujdesi cilësor dhe meritor për qytetarët.
Duraku tha se të hënnë nga ora 11:00 do të mbajën mbledhje me Kryesin dhe Këshillin Drejtues.
“Aty edhe do propozoj masën sindikale – grevë”, tha ai shkurtimisht për Gazetën Shneta.




