Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së: Shkëlzen Konomi përfaqëson një “sindikatë” pa asnjë anëtarë

Lajme 11/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së  ka reaguar ndaj deklaratës së kirurgut maksillofacial Shkëlzen Komoni.

Shkëlzen Komoni përmes një postimi në facebook ka thënë se Këshilli Inicues pranë Shoqatës Sindikale i ka ftuar nesër kryeinfermierët në QKUK dhe se i njëjti këshill është antligjor sepse ka konflikt interesi, shkruan Gazeta Shneta.

Të nderuar anëtarë të Shoqatës Sindikale të QKUK-së.

Sipas informatave që kemi nga kolegët ,nesër janë thirrur kryeinfermierët në QKUK nga i vetëquajturi “Këshilli Inicues” pranë Shoqatës Sindikale i cili është antiligjor sepse ka konflikt interesi duke u bazuar ne Ligjin Sindikal dhe Ligjin për agjencinë kundërkorrupsionit, – ka shkruar ai.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Sindikata e Punëtorëve të Shëndetësisë duke thënë se Sindikata e tyre posedon vendimin nga Ministria e Punës dhe se kirurgu Komoni përfaqëson një sindikatë e cila nuk ka asnjë anëtarë.

Në përpjekjet e ti të dëshpruara për t’u hedhur hi syve punëtorëve shëndetësorë, sot paska shpifur që kinse ne nuk kemi legjitimitet.

Për informatë të opinjonit publik, Sindikata jonë posedon vendimin nga Ministria e Punës dhe  aktualisht përfaqëson numër të mjaftueshëm të punëtorëve për të qenë përfaqësuese e denjë.

Për hirë të informimit të drejtë të puntorëve shëndetësorë, shkalzem koromani e “përfaqëson” një “sindikatë” e cila nuk e ka asnjë antarë. Ky person që është zgjedhur nga disa delegat që i kanë caktuar vet, e që nuk përfaqësojnë klinikat e tyre, me shumë shkelje në përzgjedhje duke qenë përfaqësues nga tre persona vetëm nga një klinikë(ortopedia) dy delegat nga (radiologjia), me forum rinor të stërvjetruar, thuhet në njoftimin e tyre.

Më tutje Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë ka thënë se nesër do dorëzojnë padi për shpifje ndaj kirurgut Komoni.

Njoftimi i plotë:

REAGIM PUBLIK

I ashtuquajturi nënkryetar i “Sindikatës së Qkuk” që është përjashtuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ende nuk po mund t’a marrë veten.

🟢 Nga debakli që pësoi në FSSHK,

🟢 Nga përjashtimi nga FSSHK,

🟢 Dëbimi nga zyret e Sindikatës në QKUK,

🟢 Humbja e të drejtës për monitorime të konkurseve

🟢 Humbja e komplet antarësisë,

🟢Humbja e debatit në tv syri e humbje të njëpasnjëshme.

Në përpjekjet e ti të dëshpruara për t’u hedhur hi syve punëtorëve shëndetësorë, sot paska shpifur që kinse ne nuk kemi legjitimitet.

Për informatë të opinjonit publik, Sindikata jonë posedon vendimin nga Ministria e Punës dhe  aktualisht përfaqëson numër të mjaftueshëm të punëtorëve për të qenë përfaqësuese e denjë.

Për hirë të informimit të drejtë të puntorëve shëndetësorë, shkalzem koromani e “përfaqëson” një “sindikatë” e cila nuk e ka asnjë antarë. Ky person që është zgjedhur nga disa delegat që i kanë caktuar vet, e që nuk përfaqësojnë klinikat e tyre, me shumë shkelje në përzgjedhje duke qenë përfaqësues nga tre persona vetëm nga një klinikë(ortopedia) dy delegat nga (radiologjia), me forum rinor të stërvjetruar.

Ky person i panjohur deri më sot, i shtytur nga organizatorët e ahengjeve e eksurzioneve, i atyre që punësonin balldyzkat e tyre në Sindikatë e ka humbur rrugëtimin sindikal ende pa e nisur mirë rrugën..

Qysh nesër do t’a padisim për shpifje dhe ndërhyrje në organizimin sindikal.

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë hap tenderin në vlerë afro 2 milionë euro për pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së
Artikulli i rradhës Berisha-Muharremi prezantohet si profesoreshë e UP-së në një konferencë në Cardiff

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.