Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindikata e QKMF-së të pakënaqur me mungesën e kontratës kolektive dhe përkrahjen nga niveli komunal e qendror

Lajme 28/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sherif Makolli, kryetar i Sindikatës se punëtoreve shëndetësorë në komunën e Prishtinës tha se viti 2023 po përmbyllet pa kontratë kolektive për punëtorët.

Makolli shprehu indinjatën dhe revoltën e tyre për mungesën e bashkëpunimit dhe shkeljen e kontratës së mëparshme, duke rrezikuar gjendjen sociale dhe punën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe jo vetëm. Përjashtimi i disa benefiteve si rrogat jubilare, përfshirë disa nga pikat e pushimeve, ka shqetësuar punëtorët. Makolli gjithashtu ka theksuar që janë marrë masa që anulojnë apo pezullojnë shumë prej këtyre privilegjeve që janë parashikuar në kontratën kolektive.

Gjithashtu, ka përmendur disa raste ku ka ndodhur diskriminim në kushte të punës dhe largimi i shumë benefiteve të punonjësve si shtesa ditore.

Ndërkohë që dialogu me qeverinë ka qenë i ngadalshëm dhe nuk ka sjellë përmirësime të premtuara, Makolli është shprehur se do të vazhdojnë të përpiqen për zgjidhje, duke theksuar se prioriteti duhet të jetë shëndetësia.

Cilat janë ankesat e juaja drejtuar dikastereve shëndetësore dhe qeverisë?

“Ne e përmbyllim këtë vit pa kontratë kolektive, pa bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës, që do të thotë se jemi të indinjuar dhe të revoltuar duke pasur parasysh edhe gjendjen sociale dhe punën që bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, një punë e mrekullueshme me shumë shërbime cilësore dhe sasiore. Besoj se këta punëtorë meritojnë përkrahjen tonë, kur e theksoj kontratën kolektive, është anuluar kontrata kolektive edhe nuk ka rezultat në kontratën e re. Janë ndaluar të gjitha benefitet që ka paraparë kontrata, duke pasur parasysh rrogat jubilare madje shumë pika të pushimeve. Me këtë kontratë kolektive janë anuluar shumë prej benefiteve të ndryshme të cilat janë paraparë në një kontratë.”   

Makolli ka thënë se kontrata e re kolektive po neglizhohet

“Asnjë gjë nuk po shkon sipas kontratës, çdo send që është paraparë me kontratë kolektive janë anuluar janë pezulluar. Në këtë kontratë ka shkruar shumë mirë se kontrata ka afat 3-vjeçar për derisa nuk pason kontrata e re, ajo është valide, por qeveria në këtë rast e ka anuluar dhe e ka parë të arsyeshme që kjo duhet të skadojë afati dhe drejtoritë i kanë zbatuar këto urdhëra dhe jemi të pakënaqur se pse po i ngelizhon dhe po punojmë në atë drejtim që të bëhet kontrata e re që të sjellë benefite të reja si kontrata paraprake.”

“Shkeljet e para janë rrogat jubilare janë ndërprerë, po ashtu edhe pensionet ku pas pensionimit i takojnë tre paga përveçëllese tash nuk ju takojnë menjëherë anulohen. Kjo do të thotë se një punëtor punon 40 apo më shumë vjet dhe nuk përfiton në mënyrë të dinjitetshme, kjo nuk ka koment. Ka edhe shumë raste të tjera ku në disa raste familjare, diplomimet me ligj të punës janë katër pika që lejojnë ditë të lira kurse me kontrat kolektive kanë qenë 10 pika. Pastaj është anuluar edhe 44 euro shtesa për shujta ditore e cila ka ekzistuar nga viti 2008. Punëtorët janë të detyruar vetë ta bëjnë zgjedhjen. Kjo qeveri duhet të mendojë pak gjendjen e punëtorëve.”

Makolli tutje ka shtuar se nuk kanë pasur kurrë përgjigjie nga askush për ankesat të cilat i kanë bërë.

Prisni nga qeveria zgjedhje të ankesës së juaj? 

“Duke pasur parasysh ngelizhimin që është bërë nga qeveria jemi pak skeptik, pritshmëritë janë humbur kur të gjitha janë anuluar, rrezikshmëria, stazhi i punës i cili ka qenë 0.05 tash është 0.025 që do të thotë është zvogëluar, ajo është një shkelje e padrejtë. Jo vetëm këto po ka shumë pika që jemi diskriminuar. Ne do të punojmë vazhdimisht dhe do të jemi të këmbëngulur dhe me të vërtetë si Sindikat ku edhe do të shtyjmë dialogun social edhe kur nuk kemi zgjedhje tjetër do të marrim masa të tjera sigurisht, por kjo varet nga kryesia e Sindikatës dhe këshilli i përgjithshëm. Por duhet thënë se pakënaqësitë janë kulminante edhe presim të reagojnë. Duke e marrë parasysh për punën e mirë që e bëjmë si më të mirë në rajon, është mirë të kemi parasysh këtë fakt.”

Ai ka thënë se bashkëpunimi me Drejtorit përkatëse dhe Komunën nuk ka qenë i kënaqëshëm dhe se janë realizuar vetëm dy takime dhe më nuk i kanë marrë parasysh as imellat të cilat i kanë dërguar.

Në mesin e ankesave a ka grupe të caktuara të cilët janë të kënaqur me kushtet? 

“Përveç mjekëve që janë të kënaqur me pagën, e ndërsa infermierët kur u është hequr shumë benefite të tjera nuk janë të kënaqur.”

Cili është mesazhi i juaj për Qeverinë?

“Mesazhi jonë është sa më shpejt aq më mirë të kemi kujdes dhe parasysh të kemi prioritet Shëndetësinë përndryshe nuk mund të mbahet.”/GazetaShneta/

Artikulli paraprakRreziku që paraqesin goditjet tek truri dhe pasojat afatgjate
Artikulli i rradhës 7 këshilla nga pediatëri që u ofrohen prindërve për ta filluar vitin e ri fuqishëm me fëmijët e tyre

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.