Sindroma e orizit të skuqur është një gjendje e helmimit nga ushqimi e shkaktuar nga bakteri Bacillus cereus. Kjo bakteri formon spore që çlirojnë toksina të dëmshme, të cilat mund të shkaktojnë simptoma si diarre dhe të vjella.
Sindroma e orizit të skuqur është e rrezikshme për shkak të mundësisë së komplikimeve të mëtejshme, duke përfshirë dështimin akut të mëlçisë dhe vdekjen në raste të rënda, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Për të parandaluar sindromën e orizit të skuqur dhe infeksionet tjera nga ushqimi, është e rëndësishme të ndiqni këto udhëzime:
- Ruani ushqimin në temperaturën e duhur për të parandaluar infeksionet: Ushqimet e ftohta duhet të ruhen në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa ushqimi i nxehtë duhet të mbahet në temperaturë mbi 60°C për të minimizuar aktivitetin e sporeve dhe prodhimin e toksinave.
- Ndiqni rregullin 2-orësh/4-orësh për ruajtjen e ushqimit: Nëse ushqimi qëndron jashtë frigoriferit për dy orë, mund të ruhet në frigorifer, ndërsa pas 4 orësh mund të nxehet ose konsumohet, por mbetjet duhet të hidhen gjithmonë.
- Praktikoni higjienën e duarve dhe të mjedisit në përgatitjen e ushqimit: Larja e duarve përpara gatimit, përdorimi i enëve të pastra dhe shmangia e kontaminimit të kryqëzuar janë praktika që ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve dhe helmimeve nga ushqimi.
Duke mbajtur parasysh këto udhëzime dhe duke respektuar higjienën në përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit, mund të reduktohet rreziku i Sindromës së orizit të skuqur dhe infeksioneve të tjera nga ushqimi.


