Gjatë pandemisë, Instituti i Shëndetit Global i Harvardit (HGHI) ka vendosur shtetet në zona me ngjyra bazuara nga mesatarja ditore e rasteve.
Në kohën e realizuar, Georgia, Florida dhe Texasi janë në zonën e kuqe, me numër të lartë të rasteve ditore njofton BestLife, transmeton GazetaShneta.
Por, sipas Anthony Fauci, tha se kohët e fundit ka mjaft besim se këto shtete nuk do kenë nevojë për masa kufizuese.
Gjatë një interviste në Bloomberg QuickTake më 18 gusht, Fauci u pyet nëse do të ishte e vlefshme që zonat që janë në dritën e kuqë të marrin masa kufizuese.
Fauci beson se ka të ngjarë që nuk do të jetë e nevojshme karantina për herë të dytë në këto vende.
Në vend të kësaj, Fauci përsëriti katër rregullat kryesore të ruajtjes së shëndetit: vendosja e maskës, distanca sociale, shmangia e tubimeve dhe mbajtja e higjienës.
Ndërsa, këto masa kërkojnë përpjekje dhe përmbajtje, Fauci vuri në dukje se bllokimi është më i vështirë për shtetet dhe qytetarët.
“Izolimi është i qartë se do shkaktojë probleme me shëndetin mendor të qytetarëve”, tha ai./GazetaShneta/