Në këtë kohë pandemie, ishte e vështirë për të planifikuar një udhëtim/pushim në ndonjë vend të preferuar.
Por, sipas disa sugjerimeve nga CDC-ja, nëse ju përmbaheni atyre, po që se udhëtimi juaj do jetë sikurse më parë shkruan BestLife, transmeton GazetaShneta.
-Merrni me vetë medikamente
Merrni me vete, vitamina, suplemente apo ndonjë ilaç tjetër pa recetë të mjekut.
-Mos harroni dezinfektuesin
Tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë sonë, mirëpo përsëri mos harroni ta keni me vete dezinfektues të duarve me një përmbajtje alkooli prej 60% e më lartë.
-Ushqim dhe ujë
Nuk keni arsyje që të ekspozoheni në hapësira të mbyllura për të marrë ushqim apo pije të ndryshme.Ushqimi dhe uji janë furnizime thelbësore të udhëtimit, prandaj sigurohuni të i keni me vete.
-Jastëkat
John Brooks, zyrëtar shëndetësor, rekomandon që të merrni me vete jastëkat gjatë udhëtimit, veçanërisht gjatë pandemisë.
-Maskat
Vendosja e maskës në një ambient të hapur është thelbësorë për të parandaluar përhapjen e virusit.Allison Taylor Walker, epidemiolog, rekomandon që të merrni më shumë maska me vete si dhe të shmangni përdorimin e ashensorit në hotel./GazetaShneta/