Covid-19 ka rezultate thellësisht të ndryshme për burra dhe gra dhe jo vetëm për sa i përket shëndetit të tyre.
Një nga ndryshimet më të habitshme që është shfaqur deri më tani është në nivelin e vdekjeve të burrave dhe grave shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Në SHBA, për shembull, dy herë më shumë burra kanë vdekur nga virusi sesa gratë. Në mënyrë të ngjashme, 69% e të gjitha vdekjeve nga koronavirusi në Evropën Perëndimore kanë qenë meshkuj.
Një ekip studiuesish, i udhëhequr nga Anna Purdie në University College London, po harton ndryshimet gjinore në vende të ndryshme dhe po punon për të mësuar më shumë.
Tani për tani, dihen këto arsyje
Një teori është se përgjigjja imune e grave ndaj virusit është më e fortë, thotë Philip Goulder, profesor i imunologjisë në Universitetin e Oksfordit.
Kjo është pjesërisht për faktin se gratë kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë vetëm një gjë që është e rëndësishme kur bëhet fjalë për një koronavirus.
Një mundësi tjetër është që ndryshimi të varet nga zgjedhjet e jetesës me bazë gjinore.Për shembull, burrat priren të konsumojnë duhanin më shumë sesa gratë andaj rritet më shumë mundësia për zhvillimin e sëmundjeve tjera si sëmundja e zemrës, mushkërive dhe kanceri.
Fakti tjetër i zakonshëm është se burrat priren të jenë të papunë.Kjo për shkak se më shumë burra punojnë në industri që janë të lidhura ngushtë me ciklet ekonomike siç është ndërtimi dhe prodhimi. Në të kundërt, gratë mbizotërojnë më shumë në industri jo të lidhura me cikle të tilla, siç janë kujdesi shëndetësor dhe arsimi./GazetaShneta/