Shtrimet në spital për grip janë rritur 55% në vetëm një javë në Britani, duke krijuar një situatë emergjente për National Health Service (NHS).
Valë e gripit A(H3N2) po prek kryesisht të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike, duke rritur rrezikun e komplikimeve serioze si pneumoni dhe insuficiencë respiratore.
Mjekët paralajmërojnë se sistemi shëndetësor është nën presion të madh dhe bëjnë thirrje për vaksinim urgjent dhe përdorim të maskave në ambientet e mbyllura, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shenta.
Autoritetet shëndetësore po monitorojnë situatën nga afër dhe po marrin masa për të përballuar fluksin e pacientëve, përfshirë rritjen e stafit dhe riorganizimin e kapaciteteve të spitalit.
Përveç kësaj, njoftimet publike po përpiqen të informojnë qytetarët mbi simptomat e hershme dhe rëndësinë e kujdesit të menjëhershëm.
Ekspertët këshillojnë që qytetarët të shmangin mbledhjet masive dhe të kenë higjienë të mirë personale, si larja e duarve dhe përdorimi i dezinfektantëve, për të ndihmuar në zvogëlimin e përhapjes së gripit./Gazeta Shneta/


