Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Sistina” dhe “Zhan Mitrev” dyfishuan fitimet milionëshe, pacienti për tetë ditë qëndrim pagoi 18 mijë euro

Lajme 08/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy klinikat e njohura pritvate në Shkup, “Axhibadem Sistina” dhe “Zhan Mitrev” gjatë vitit të kaluar të pandemisë kanë dyfishuar fitimet e tyre.

E përditshmja maqedonase “Sloboden Pecat” shkruan se fitimet e tyre kanë qenë marramendëse, pasi që për shkak të kapaciteteve të plotësuara shtetërore, qytetarët si shpëtim shihnin këto dy klinika private, por edhe ata që kishin para dhe që donin trajtim më të mirë, përcjellin mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore.

Në një nga rastet që përmend gazeta është se si një pacient nga Kavadarci për 8 ditë qëndrimi ka paguar 18 mijë euro. Para se të hyjë pacienti në spital është dashur të depozitoj 4 mijë euro, ndërsa 1 mijë euro në ditë i ka kushtuar kyçja në respirator. Familjarët kanë thënë se një ditë janë lajmëruar se ka pasur një komplikim dhe është dashur ndërhyrje me operim dhe se i kanë kërkuar 8 mijë euro.

Sipas të dhënave të rrjetit biznismreza.mk, “Zhan Mitrev” në vitin 2020 ka pasur fitim 8,1 milionë euro, ndërsa “Axhibadem Sistina” afër 6 milionë euro. “Zhan Mitrev” në 2020 ka dyfishuar fitimet në krahasim me 2019.

Këto dy klinika private gjatë periudhës më të vështirë me pandeminë kanë rritur bilansin e tyre për 14 milionë euro. Të hyrat e “Axhibadem Sistina” kanë qenë rekorde me 41 milionë euro dhe se kjo kompani në sferën e shëndetësisë konsiderohet si lojtar dominues në treg.

Në këto klinika kërkojnë trajtim edhe shumë pacientë nga Kosova. Shumë prej tyre kanë kërkuar shërim edhe nga Covid-19 në këto klinika ku kanë paguar shuma të mëdha parash, e një numër i tyre fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIKSHPK regjistron rastin e parë me variantin afrikan të Covid-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës 155 pacientë të shëruar dhe pesë raste pozitive me Covid-19

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.