Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar për një numër alarmues të viktimave në një periudhë të shkurtër.
Sipas tyre, 92 persona janë vrarë dhe 130 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo i çon numrat e të vrarëve prej 7 tetorit në 31 mijë e 645 palestinezë, ndërsa numri i të plagosurve është arritur në 73 mijë e 676.
Ministria ka bërë të ditur se shumë nga viktimat janë ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë.
Në njoftimin e tyre, nuk është bërë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në numrat e raportuar të të vrarëve dhe të plagosurve.


