Klinika Infektive apo klinika për trajtimin e sëmundjeve ngjitëse që nga fillimi i pandemisë ka qenë klinika që në vazhdimsi ka trajtuar pacientë të infektuar me coronavirus. Pas më tepër se dy vite kjo klinikë nuk ka të shtrirë asnjë pacientë të infektuar me COVID-19.
“Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me Covid-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Aktualisht në këtë klinikë janë duke u trajtuar tre pacientë post-COVID.
Sa i perketë spitaleve rajonale, vetëm spitali në Gjakovë aktualisht është duke trajtuar një pacientë të konfirmuar pozitivë, ndërsa spitalet tjera tash e disa javë nuk kanë të shtrirë asnjë pacientë të infektuar me coronavirus.
Aktualisht në Kosovë janë 434 raste aktive me coronavirus./Gazeta Shneta/