Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Top 5-she e shenjave emergjente të atakut në zemër që ka të ngjarë të mos i përfillni me kujdes

Jetë 22/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të keni njohuri për këto simptoma, mund të shpëtoni jetën tuaj ose të dikujt tjetër.

Ju ndoshta keni parë shumë sulme në zemër si përshembull nëpër filma dhe në televizion: zakonisht viktima shtrëngon gjoksin e tij, lëkundet prapa dhe bie në mënyrë dramatike përpara se të dërgohet me urgjencë në spital.

Por në jetën reale, një atak në zemër është shpesh më pak teatral. Në fakt, shumë njerëz nuk e dinë fare se kanë një atak në zemër.

Në vitin 2016, revista e ‘Shoqatës Amerikane të Zemrës’, raportoi se gati gjysma e të gjitha sulmeve në zemër ose 45 për qind – janë ato që mjekët i quajnë “të heshtura”, që do të thotë se nuk shkaktojnë simptoma klasike, si dhimbje në gjoks ose në krahun e majtë, shkruan burimi Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Ndërsa në disa raste, një atak i heshtur në zemër mund të mos shkaktojë fare simptoma, zakonisht ka një lloj të dhënë që diçka nuk është në rregull.

Thjesht mund të jetë aq e vogël sa që personi që ka atakun në zemër të mos e kuptojë se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Kjo më pas mund të vonojë kërkimin e trajtimit mjekësor dhe në skenarin më të keq, ato momente të çmuara mund të rezultojnë në një përfundim tragjik.

Frymëmarrje e shkurtër

Të gjithëve ndonjëherë na mungon fryma; ngjitja e një shkalle përpjetë mund të rezultojë me një frymëzënie dhe po ashtu mund të kesh një atak paniku.

Por është gjithashtu një nga shenjat më delikate të sulmit në zemër, veçanërisht te gratë, sipas burimit Healthline.

“Frymëmarrja juaj dhe zemra juaj që pompon gjakun në mënyrë efektive janë të lidhura shumë ngushtë”, shkruajnë ata. Nëse keni vështirësi të merrni frymë pa ndonjë arsye të dukshme – për shembull, nuk po sforconi veten – shkoni menjëherë te një mjek për të kontrolluar zemrën tuaj.

Dispepsi ose urth

Sapo kishe një vakt pikant apo një festë me ushqime të padëshiruara?

Stomaku juaj i mërzitur dhe urthi ndoshta janë krejtësisht normale. Megjithatë, dispepsi mund të shkaktohet edhe nga fluksi i zvogëluar i gjakut në zemër, sipas klinikës Mayo.

“Nëse keni dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe nuk jeni të sigurt se është urth, telefononi ndihmën urgjente mjekësore”, rekomandojnë ata.

Dhimbje në nofull ose fyt

Dhimbja e gjoksit që rrezaton në krahun e majtë është një simptomë e atakut në zemër për të cilën ndoshta keni dëgjuar më parë.

Por dhimbja nga një atak në zemër mund të shfaqet edhe në vende të tjera – dhe nofulla dhe fyti juaj janë shpesh në vijën e zjarrit.

Healthline thotë se kjo mund të ndihet “si një dhimbje e keqe dhëmbi”, ndërsa burimi tjetër mjekësor Web MD thotë se dhimbja e fytit dhe nofullës në vetvete zakonisht nuk sinjalizojnë një shqetësim kardiak, vetëm nëse” keni dhimbje ose presion në qendër të gjoksit që përhapet në fyt apo nofull, mund të jetë shenjë e një ataku kardiak”.

Djersë e shtuar

Një ditë e nxehtë ose një seancë në palestër mund t’ju bëjnë të djersiteni, dhe falë djersitjes së natës, gratë që kalojnë menopauzën janë mësuar të zgjohen me çarçafë të njomur.

Por nëse e gjeni veten duke u djersitur, ndërkohë që ndjeni siklet në gjoks, krah, qafë ose nofull, shkoni në spital.

Një studim i vitit 2005 nga Universiteti i Illinois në Çikago zbuloi se djersa, në kombinim me çdo lloj dhimbjeje në ato zona, mund të jetë një parashikues i besueshëm i një ataku kardiak.

Një ndjenjë e përgjithshme shqetësimi

Nuk ndiheni mirë, por nuk mund ta vendosni gishtin saktësisht pse?

Është një ide e mirë të kontrolloni zemrën tuaj, edhe nëse nuk mendoni se po shfaqni shenja klasike të sulmit në zemër. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi të kujdeseni për zhvillimin e foshnjës përgjatë rrugëtimit nëntë mujor të shtatzënisë
Artikulli i rradhës S’ka pacientë me COVID-19 të shtrirë në Infektive, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.