Sot është djegur vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdarit.
Në një prononcim për Gazetën Shneta, drejtori Hajdari ka thënë se: “Kam ardhur në punë si çdo ditë, s’kam kurrëfarë obligimi ndaj askujt”.
Lajmin për djegien e veturës e ka konfirmuar edhe ShSKUK-ja në njoftimet e fundit.
ShSKUK-ja, ka thënë se ky rast ka ndodhur në rrethana të panjohura rreth kohës së fillimit të mbledhjes së paraparë të Bordit Drejtues të ShSKUK-së. Dhe për incidentin janë njoftuar organet kompetente.
Kujtojmë që Hajdari ka kandiduar për pozitën e drejtorit në konkursin e fundit për drejtor të QKUK-së. /Gazeta Shneta/




