Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandale, keqmenaxhimi dhe politizimi: Kritikat ndaj sistemit shëndetësor në Kosovë nga opozita

Lajme 24/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Skandalet e vazhdueshme, keqmenaxhimi nëpër klinika e përzgjedhja e drejtorëve, janë disa nga kritikat që i përmendin partitë opozitare.

Ata kritikojnë dhe furnizimin me barna esenciale dhe ankesat e shumta të pacientëve, ndërsa theksojnë se ndërhyrjet e politikës në shëndetësi, janë bërë praktike. Kritika kanë edhe për Bordin e kaluar të ShSKUK-së, për të cilin thonë se ka keqpërdorur miliona euro, raporton Ekonomia Online.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vërejtjet i gjen tek furnizimi me barna dhe listën e gjatë të pritjes. Ndërkaq, barrën thotë se po e bartin pacientët.

“Ka pas vërejtje në përgjithësi nuk ka pas dinamikë të zhvillimit pozitiv ose të investimeve mos të them fare pak por problemi është te furnizimi në barna dhe lista e gjatë e pritjes, kjo e vështirëson edhe marrjen e shërbimeve për pacientë por edhe koston e jetesës së qytetarëve që tash është tejet e rënduar për shkak të gjendjes ekonomike, rritjes së çmimeve, energjisë elektrike dhe shumë gjërave negative”, thotë ai.

Zemaj përmend edhe shkarkimet e shpeshta në ShSKUK dhe dorëheqjet e shpeshta në vitet e fundit, raste këto që sipas tij e kanë karakterizuar një gjendje të rëndë shëndetësinë kosovare. Ish-ministri i Shëndetësisë, tregon për mungesat që përballen pacientët.

“Po për shkak të keqmenaxhimit ka pasur lista të gjata të pritjes dhe ka ende në vazhdimësi, furnizim i dobët kontrata joadekuate të cilat shpeshherë janë kthyer në pikën zero ndërsa kanë munguar furnizimet. Pacientët çdoherë kanë pasur ankesa reale sidomos për furnizimet më bazike dhe elementare ku ka pas mungesa edhe të infuzioneve dhe shiringave, katedrave deri të letra higjienike e mos të flasim për keqmenaxhimin e brendshëm krijimin e një klime të keqe brenda institucionit të klinikës së QKUK-së por edhe në spitale rajonale. Shkarkimet e shpeshta, dorëheqjet e shpeshta në këto tri vite kanë karakterizuar një gjendje edhe të klimës së krijuar nga ndërtimet direkte, politike për të krijuar një qasje negative të udhëheqjes së një individi por jo të një pune ekipore siç është vetë menaxhimi për shëndetësi”, thotë Zemaj.

Kritikë të veçantë, Zemaj ka edhe për mënyrën se si janë larguar drejtorët nëpër klinika. Thotë se janë pa përvojë dhe që “krijojnë klimë të keqe kolegiale”.

“Kjo e dëmton shumë sepse janë larguar menaxheret të cilët kanë pasur përvojë të gjatë janë instaluar njerëz të cilët për mendimin tim dhe mendimin e përgjithshëm të gjendjes së krijuar njerëz të cilët për shkak mos të them në mungesë të përvojës menaxheriale kanë krijuar një klimë të keqe kolegjiale, kjo ka bërë që pacientet të kenë vështirësi në marrjen e shërbimeve ose edhe në skandale të cilat kanë ndodhur në vazhdimësi. Këto ndërhyrje kanë krijuar një ambient toksik brenda institucioneve të shëndetësisë dhe fatkeqësisht nuk ka ndonjë adresë e cila kërkon ose ofron zgjidhje. Ministri, Ministria, Qeveria është shumë inerte vetëm aty ku ka interesa të tyre personale dhe kjo është parë si diçka e keqe në këto tri vitet e fundit”, u shpreh Zemaj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë për Ekonomia Online se Auditori kishte gjetur keqpërdorime të mëdha nga Bordi i ShSKUK-së. Për këta të fundit, Haxhiu thotë se ishin njerëz të afërt me partinë në pushtet.

“Sigurisht se ka ndërhyrje politike dhe janë të shpërfaqura përveç që po e dëmton në aspektin menaxherial është duke e dëmtuar edhe në aspektin buxhetor. Bordi i kaluar i cili ishte gjithashtu politik sikurse ky i tanishmi kishte një keqmenaxhim ku Auditori kishte hasur për dy vite keqpërdorime me mbi 15 milionë e 600 mijë euro dhe për shkak se ishin njerëz politik të emëruar në ato detyra ata u lejuan që të përfundojnë mandatin pa pasur ndëshkime për ta për keqmenaxhim dhe keqpërdorimet të cilat i kishte evidentuar Auditori. Njëjtë është duke u vazhduar edhe me Bordin aktual, ndërhyrje politike emërime politike në pozita kyçe si te drejtori i QKUK-së po edhe pastaj në spitale tjera edhe në klinika po vazhdojnë të emërohen në pozita profesionale njerëz tërësisht politik”, thotë Haxhiu.

Haxhiu thekson se ndërhyrjet e politikës në shëndetësi janë bërë praktikë, teksa përmend largimin e profesionistëve nga pozitat kyçe.

Kritika për menaxhim të shëndetësisë kosovare ka edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, i cili kërkon që politika t’i mbajë duart larg shëndetësisë.

“Shëndetësia nuk është mirë kjo është konstatim i mëhershëm që e kam bërë dhe vazhdon të jetë situatë e njëjtë vazhdojnë të paraqiten skandal pas skandali nëpër spitale tona qofshin nga aspekti i mungesës së ofrimit të shërbimit cilësor shëndetësor qoftë nga mungesa e shërbimeve shëndetësore, nga mungesa e stafit listës esenciale, listës së pritjes pra kemi të bëjmë me një numër të konsiderueshëm të dështimeve të cilat janë varg. Realisht politika duhet t’i mbajë duar larg nga shëndetësia sepse shëndetësia ka mjaft probleme të veta mos të flasim më kur të përzihet politika brenda aty gjithçka merr të mbrapshtën”, deklaroi Dreshaj./E.O/

Artikulli paraprak7 specialistë të kardiologjisë në spitalin e Mitrovicës kryejnë shërbime në një periudhë të shkurtër: Lista e pritjes më e shkurtër se një javë
Artikulli i rradhës Shqipëri: Mjekët e QSUT-së realizojnë për herë të parë riparimin e valvolës së aortës me metodë inovative

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.