Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandali i mjekëve në Gjermani: Ryshfet dhe vetura luksoze për barna të shtrenjta për pacientët me kancer

Lajme 18/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së djeshme policia në Hamburg të Gjermanisë ka arrestuar 14 persona ku përfshihen nëntë mjekë, tre farmacistë dhe dy menaxherë të kompanive farmaceutike. Ata dyshohet se dëmtuan buxhetin e një prej kompanive publike të sigurimeve shëndetësore me rreth 8 milionë euro

Bastisja e policisë filloi në mëngjes rreth orës nëntë ku morën pjesë rreth 420 polic dhe gjashtë prokurorë të cilët kontrolluan zyrat e kompanisë ‘Zytoservice’. Kjo kompani është lidere në prodhimin e infuzioneve për terapitë kundër kancerit, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Gazeta Shneta.

Bastisja u zhvillua tutje në gjithsej 47 lokacione, përfshirë shtëpi private, ordinanca mjekësore, barnatore dhe një spital. E gjithë kjo për të gjetur fakte ndaj 14 të dyshuarve për marrje ryshfeti.

Liddy Oechtering, zëdhënëse e Prokurorisë së shtetit në Hamburg, ka deklaruar se profesionistët po hetohen pas dyshimeve për përfitime financiare nga kompanitë farmaceutike duke përshkruar barnat e tyre. “Dyshohet se këta farmacistë përmes benefiteve financiare, psh. sponsorizimin e grupeve për studime ose ordinancave, me qëllim që mjekët të përshkruajnë recetat me ilaçe për kancer me çmime të larta të kompanive dhe barnatoreve të caktuara”, ka deklaruar ajo.

Këto ryshfete dyshohet se kanë ndodhur për më shumë se dy vjet, raporton ‘Zeit Online’. Ryshfeti është kryer me para, makina të shtrenjta ose me lehtësira tjera në kuadër të profesionit. Në këmbim mjekët kanë përshkruar infuzione të kompanisë ‘Zytoservice’ të cilat kapin shumën deri në 100 mijë euro.

Kjo është edhe arsyeja pse këto receta janë shumë të njohura dhe në industri njihen si ‘ari farmaceutik’.

Metoda se si ka funksionuar ky ryshfet është se pacientëve nuk iu është dhënë receta gjatë terapisë, por ata janë referuar në barnatore të caktuara ku iu është përgatitur infuzioni.

Kryetari i Komisionit të Barnave në Asociacionin e Mjekëve të Gjermanisë, Wolf Dieter Ludwig, është tmerruar nga akuzat e ryshfetit. “Pavarësia e mjekut dhe karakteri i pavarur janë shumë të rëndësishme sepse vendimet e tij duhet të merren ashtu siç ai i sheh të arsyeshme, e jo në bazë të përfitimeve ekonomike”, ka deklaruar Ludwig.

Ai ka thënë se mjekët mund të kenë trajtuar në mënyrë ta gabuar pacientët me ilaçe të cilat në të vërtetë nuk iu janë dashur fare.

Kompania ‘Zytoservice’ nuk ka dal ende me asnjë qëndrim zyrtar në lidhje me këto arrestime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAvokado gjatë shtatzënisë – duhet te konsumohet apo jo
Artikulli i rradhës Faktet në lidhje me pilulën e abortit – Mifepriston dhe përfundimin e shtatzënisë me medikamente

Ju sugjerojmë

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026 Lajme

Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së brenda pesë muajve e gjysmë

18/06/2026 Lajme

MedTech & Digital Health Kosova 2026 bashkoi ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar të ardhmen e shëndetësisë digjitale

18/06/2026 Lajme

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet shëndetësore

18/06/2026 Lajme

Sot mot me diell dhe vranësira

18/06/2026 Lajme

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.