Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandali për të cilin Payasli mund të mos licencohet kurrë më në Kosovë

Lajme 26/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologu turk Ahmet Payasli po përballet me një tjetër skandal me pacientet e tij. Ai akuzohet nga ish-pacientja se nuk ia tregoi peshën reale të foshnjës gjatë ekzaminimeve, çka i shkaktoi nënës lindje të komplikuar dhe lëndime e pasoja tjera të foshnjës. Payasli poashtu kishte refuzuar lëshimin e raporteve mjekësore, duke thënë se “nuk lëshon asnjëherë raporte për të mbrojtur vetën nga ankesat”

Bujar Vitija

Gjinekologu turk Ahmet Payasli është bërë subjekt i ankesave të pacienteve të tij për dështimet dhe komplikimet në shtatzëni.

Në nëntor të vitit të kaluar, nëna me iniciale M.B. kishte arritur në javën 35 e dy ditë të shtatzënisë kur shkoi për herë të parë për t’u vizituar në klinikën private “Dr. Payasli” në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.

Deri në këtë javë ajo ishte kontrolluar tek një gjinekolog tjetër, por konsideroi se mjeku turk Ahmet Payasli do ta trajtonte më mirë. Në fakt, i doli e kundërta.

Dy vizita që i bëri te Payasli rezultuan të dështuara në momentin kur nënës iu shfaqën komplikimet gjatë lindjes, të cilat e lanë beben me pasoja e lëndime.

Gazeta Shneta ka siguruar një raport të ankesës së bashkëshortit të gruas, e bërë më vonë në Inspektoratin Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë.

A.M. ka deklaruar se gruaja e tij ka kryer dy kontrollet e fundit tek Payasli më datën 01.11.2016 dhe 16.11.2016, ndërsa lindja është kryer në spitalin privat “Istanbul Medicine”.

“Në fund të kontrollave gjinekologjike pacientes nuk i janë dhënë raportet mjekësore sepse Dr. Ahmet Payasli ka pohuar se asnjëherë nuk lëshon raporte në bazë të këshillës së avokatit për ta mbrojtur veten në rast të ndonjë ankese pranë institucioneve përkatëse”, thuhet në raport.

Klinika “Dr Payasli” kishte refuzuar lëshimin e raporteve mjekësore duke shkelur kështu Nenin 9 dhe 19 të Ligjit Për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, çka konfirmohet edhe nga raporti i Inspektoratit.

Ish-pacientja kërkonte t’i lëshoheshin raportet mjekësore “duke përfshirë peshën e embrionit dhe çdo analizë mjekësore në bazë të së cilës është konstatuar se pacientja M.B. vuan nga diabeti gestacional, edhe pse kanë pasur në dispozicion analizën e sheqerit me mbi ngarkesë”.

Në raport tutje thuhet se në kontrollin e dytë më datën 16 nëntor, Payasli i ka thënë pacientes së pesha e embrionit është 3200 gram, çka rezulton më vonë se nuk ka qenë e vërtetë. Kjo i kushtoi foshnjës me lëndime dhe pasoja të tjera gjatë lindjes, shkruan Gazeta Shneta.

“Nga asistentja e mjekut të lartpërmendur, pacientja është informuar se lindja mund të kryhet në spitalin ‘Istanbul Medicine’, me të cilin kishin marrëveshje dhe se ky spital i posedonte të gjitha kapacitetet teknike dhe profesionale për kryerjen e lindjes”, thuhet në raport.

Fjalë të tjera ka dhënë vet mjeku Payasli në deklaratën e tij para inspektorëve të MSH-së. Ai thotë se pacientja është paraqitur pa ndonjë problem në vizitën e parë dhe të gjitha analizat i ka pasur në rregull, përkundër se kishte pasur në dispozicion analizën e sheqerit me mbi ngarkesë.

Ndonëse Payasli i kishte thënë nënës se pesha e bebes është 3200 gram, në deklaratën e tij thotë se nuk ka mundur të përcaktojë peshën e fetusit “për shkak të obezitetit morbid të nënës”.

Me ultrazë të kohëve të fundit një gjë e tillë do të mund të vërehej pa ndonjë problem, sikurse vet Payasli ku ka mund të vërej se “dopleri i arteries umbilikale ka qenë normal, lëngu amniotik poashtu si dhe placenta me fundus GRADE 2”, çka e ka shtyrë atë që ta rekomandoj pacienten për lindje normale.

Këtu fillon tmerri i nënës, kur paraqitet në spitalin “IMH” me ujëra të shpërthyera më datën 21 nëntor 2016 në ora 13:00.

“Në ora 22:45, pacientja merret në sallë, faza e parë dhe e lindjes shkuan në rregull por faza e fundit e lindjes pas daljes së kokës së bebes ka pas ngecje të krahësorirt dhe është bërë manevra MC ROBERTS dhe manevra VOODS është nxjerrë beba e gjallë në ora 23:15 lindë fëmija femër me peshë 4970 gr”, thuhet në Fletëlëshimin e pacientes, lëshuar nga Istanbul Medicine.

Menjëherë pas lindjes, për shkak të komplikimeve si rezultat i peshës dhe madhësisë së foshnjës, spitali ishte detyruar ta dërgonte foshnjën në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

“Në pranim foshnje e gjinisë femërore, 1 orëshe e reanimuar në sallë të lindjes deri në intubim ET dhe adrenalinë. Hematomë e lehtë facioale dhe hematomë në regjionin torakal majtas”, thuhet tutje në raportin e ISH-së.

Pesha e madhe e foshnjës kishte shkaktuar komplikimet gjatë lindjes, kur foshnja ishte përballur me mosfurnizim të oksigjenit gjatë procesit.

Kjo është bërë e ditur në diagnozën përfundimtare të Klinikës së Neonatologjisë. Poashtu foshnja ishte diagnostikuar me infeksion në mushkëri, lëndim të krahut gjatë nxjerrjes nga trupi i nënës, si dhe deformimin (përshtatjen) e kokës në kanal, shkruan Gazeta Shneta.

Krejt ky komplikim mendohet se nuk do të ndodhte sikur nëna të ishte njoftuar me kohë me peshën reale të foshnjës, për çka do të rekomandohej për lindje cezariane. Kjo ka mbetur të konstatohet nga Komisioni Etik Profesional.

Ky komision pritet të vlerësojë nëse ka pasur shkelje etike dhe profesionale edhe në moskonstatimin e peshës së fetusit gjatë dy kontrollave.

Raporti i është drejtuar edhe Bordit Qendror për Licencim dhe Regjistrim të profesionistëve shëndetësorë, ku kërkohet që të sqarohet nëse lejohet që profesionistët jo-kosovarë të licencohen pa e njohur gjuhën shqipe dhe ku komunikimi me pacientët kryhet me përmes përkthyesit.

Në bazë të vlerësimeve nga këto dy organe, Ahmet Payasli mund të mos licencohet më kurrë për veprimtarinë e tij në Kosovë.

Payasli tanimë është duke u hetuar edhe nga Prokuroria e Shtetit pas një bastisje që u iniciua nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë bastisjes në klinikën e tij në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, u gjetën barna me afat të skaduar, produkte medicinale që përdoren për fekondim artificial me prejardhje të dyshimtë, para të gatshme, si dhe epruveta me përmbajtje të panjohur.

Gazeta Shneta ka raportuar në vazhdimësi për rastet skandaloze të gjinekologut turk. Pas raportimeve, atij i është ndërprerë edhe puna në klinikën e tij pasi është konstatuar se licenca i ka skaduar në shtator të këtij viti.

Gjatë kësaj kohe, Payasli kishte kryer edhe frytnim in vitro me përcaktim gjinie duke shfrytëzuar kontratën me një klinikë tjetër private në Prishtinë. Në një rrëfim për Gazeta Shneta, nëna kishte deklaruar se Payasli i kishte premtuar se do të bëhej me një “djalë të shëndoshë brenda muajit tetor”.

IVF-ja kishte dështuar ndërsa nëna kishte paguar 9 mijë euro dhe Payasli nuk i kishte lëshuar asnjë dokument, dëshmi pagese e madje edhe recetat e terapive ia kishte lëshuar pa nënshkrim dhe vulë.

Gazeta Shneta ka kontaktuar me klinikën “Dr. Payasli”, por kanë refuzuar të flasin duke thënë se nuk mund të përgjigjen deri në përfundim të hetimeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQumështi i sojës për gratë shtatzëna, e vërteta që duhet ta dinë
Artikulli i rradhës Thuajani këto gjëra fëmijës para se ta marrë vaksinën, nuk do të ndjej dhimbje

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.