Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandaloze: Barnatoret shesin barna pa afat dhe me banderola të Serbisë

Lajme 09/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 130 barnatore private, një numër i tyre edhe publike, janë zënë duke shitur barna pa afat, barna me banderola të Serbisë, Turqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë.

Nga janari i këtij viti Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, ka inspektuar 550 barnatore private dhe publike, si dhe depo qendrore të MSH-së apo depo farmaceutike private.

Të gjeturat nga këto inspektime janë skandaloze, për faktin se në 130 barnatore janë gjetur parregullsi të shumta, shkruan Gazeta Shneta.

“Mbi 130 institucione farmaceutike private (barnatore dhe depo) si dhe një numër i vogël edhe në institucionet publike janë gjetur parregullsi si; Barna me afat të skaduar, barna pa banderola, barna me banderola të Republikës së Serbisë, Shqipërisë Turqisë, Maqedonisë si dhe të Greqisë”, ka bërë të ditur U.D. i drejtorit të Inspektoratit, Dr. Shaban Osmanaj.

Ai ka thënë se sasia e barnave të konfiskuara është mbi 300 produkte ose 300 kg.

“Barnat që janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik janë Antibiotik, anipiretik, anaglegjisik, hipertonik, anteacedik, hormone si dhe në disa raste të rralla narkotik dhe psikotrop”, ka treguar Osmanaj.

Kreu i Inspektratit thotë se këto barna paraqesin rrezik për shëndetin e pacientit sepse të gjitha këto produkte mjekësore nuk i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe kalojnë përmes rrugëve ilegale duke mos respektuar parametrat e transportit (temperaturë, lagështia, drita etj).

“Në të gjitha  rastet ku kemi hasur në produkte ilegale janë konfiskuar nga Inspektorati, janë shqiptuar gjoba mandatar, si dhe lendet janë proceduar për në polici gjykata por edhe në Agjensionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore për marrjen e masave tjera siç i parashohin dispozitat ligjore ne Fuqi”, thotë Osmanaj.

Nga këto të gjetura, shtatë barnatore janë mbyllur.

“Disa barnatore që kanë pasur licencë pune janë dërguar në AKPPM për rishikim të Licencës dhe nga Qershori deri më sot AKPPM –ja 130 barnatoreve të licencuara iu është anuluar licenca bazuar në raportet e Inspektimit të Inspektoratit farmaceutik”, është shprehur kryeinspektori për Gazeta Shneta.

Inspektorati Farmaceutik bashkëpunon me Njësinë e Programit HIV në kuadër të organizatës CDF, ku raporton lidhur me përshkrimin e recetave për përdorimin e metadonit.

Edhe në këtë rast IF ka gjetur parregullsi të shumta. “Në tri raste kemi gjetur që barnatoret apo depot që kanë qenë të licencuara për Metadon nuk kanë plotësuar kriteret si p.sh, janë dhënë narkotik pa recetë, nuk kanë poseduar librin e posaçme për evidentimin e narkotikeve apo nuk e kanë poseduar kutinë e sigurisë për narkotik. Këto lëndë janë proceduar për hetime të mëtutjeshme në organe kompetente”, ka deklaruar Osmanaj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dal me një raport para pak ditësh për shitjen e barnave pa afat si dhe nën standard.

OBSH-ja ka gjetur se barnat pa afat shiten më së shumti në vendet ku të ardhurat janë në nivel të mesëm ose të ulët, siç është edhe Kosova.

OBSH ka tërhequr vërejtjen nga rreziku që mund të vijë nga përdorimi i këtyre barnave. Përveç që nuk japin rezultatet për trajtimin e pacientëve dhe dëmtojnë mirëqenin e tyre, ato edhe mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMënyra më e mirë për prerjen e thonjve tek të porsalindurit
Artikulli i rradhës Kështu bëhet qepja e vaginës dhe rikthimi i virgjërisë (FOTO +16)

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.