Duart e vogla të sapolindurit tuaj janë kaq të bukura, por thonjtë çuditërisht janë të gjatë dhe të mprehtë. Prandaj, duhet të keni kujdes me prerjen e thonjve të porsalindurit tuaj.
Mamia Miriam Maldonado tregon për prindërit e rinj se si duhet prerë thonjtë një fëmije, për shkak se mund të gërvisht fytyrën e tij me thonjtë të gjatë.
Ndërsa sipas BabyCenter, koha më e mirë për t’i prerë thonjtë bebes suaj është kur ai është në gjumë dhe i qetë.
Mirëpo, nëse nuk ndiheni të gatshëm për prerjen e thonjve të bebes suaj atëherë mund të përdorni dorashka në mënyrë që bebja mos ta lëndojë veten.
Prerja e thonjve duhet të bëhet butësisht, mund të kërkoni ndihmën e partnerit që ta hutojë fëmijën derisa ju preni thonjtë.
Derisa thonjtë rriten shpejtë, ju duhet që në mënyrë të rregullt të kujdeseni për beben tuaj, në mënyrë që ai të jetë i sigurt dhe i lumtur./Gazeta Shneta/