Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandaloze, bërlloku kontaminon dhomat në spitalin e Prizrenit

Lajme 06/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjendja me papastërtinë në dhomat e spitalit të Prizrenit, ka tronditur një qytetare gjermane e cila po qëndron në Kosovë.

Anna Fleischhauer ka ardhur në Kosovë për një projekt të sajin dhe para pak kohe vizitoi një të afërm në spitalin e Prizrenit, shkruan Gazeta Shneta.

“Pas vizitës që i bëra një të afërmi në Spitalin Regjional të Prizrenit, u shokova nga niveli i lartë i papastërtisë gjë të cilën nuk e kisha hasur askund më parë. Njerëzit që pranohen në këtë spital mund të sëmuren edhe më rëndë shkaku i bakterieve dhe viruseve të ndryshme”, deklaron Fleischhauer.

Ajo thotë se pastruesit nuk duhen fajësuar për shkak se vetëm dy punëtorë janë të detyruar të pastrojnë një spital të tërë, gjë që tregon mungesën e elementeve kryesore të një institucioni të rëndësishem si ky.

“Pacientët me probleme të zemrës dhe frymëmarrjes jane të shtrirë në dhoma të kontaminuara. Sistemi i ngrohjes i vendosur në dhomat e këtij spitali është krejtësisht i ndotur. Në këtë mënyrë, pacientët thithin ajrin e kontaminuar. Vetëm pas pesë minutave qëndrimi në këtë dhomë fitova kokëdhimbje”, ka thënë Fleischhauer.

Kjo është arsyeja që këtë shtetase gjermane e shtyri që të shkojë në spital së bashku me Isuf Bytyçin, për të pastruar dhomat e pacientëve.

“Për këtë arsye, unë dhe Isuf Bytyçi morëm iniciativën të pastrojmë dhomën dhe veqanërisht sistemin e ngrohjes. Edhe pse politika në Kosovë po dështon, secili prej neve mund të bëj dicka në përmirësimin e këtyre rrethanave”, ka shkruar ajo.

Anna thotë se nuk mund të pajtohet me këtë gjendje dhe kur dëshiron që të ndryshojë diçka për të mirë, atëherë duhet filluar nga vetja.

Tani ajo po kërkon nga të rinjtë që të mblidhen së bashku për të pastruar të gjitha dhomat në spitalin e Prizrenit.

Anna ka ndërmarr një iniciativë në Facebook ku mund të bashkoheni edhe ju për ta ndihmuar. Klikoni KËTU për të komunikuar për detaje tjera. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMënyra se si jetojnë këto binjake, janë inspirim për jetën
Artikulli i rradhës Një nënë ka lindur binjakë, ja çfarë ndodhi në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.