Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skaneri i ri me lazer mund të ndryshojë diagnozën e artritit, diabetit dhe kancerit

Jetë 05/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët nga University College në Londër kanë zhvilluar një skaner të ri që përdor dritën lazer në vend të rrezeve X, çka pritet të revolucionarizojë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve si artriti, diabeti dhe disa lloje kanceri.

Kjo teknologji, e quajtur Tomografia Fotoakustike (PAT), krijon imazhe 3D në kohë reale duke përdorur valët që prodhohen nga drita lazer në inde, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Ndryshe nga versionet e mëparshme, të cilat kërkonin sekonda ose minuta për të krijuar imazhe, skaneri i ri realizon këtë proces brenda më pak se një sekonde. Skaneri është i aftë të shfaqë detaje të qarkullimit të gjakut dhe enëve të vogla në trup, të cilat shpesh janë të vështira për t’u parë me teknika të tjera.

Ky përparim teknik mund të sjellë një pajisje portative, e cila do të përdoret në klinika rutinë, duke shmangur nevojën për rrezet X dhe skanerët e shtrenjtë MRI.

Kjo pajisje premton të përmirësojë diagnostikimin e kancerit, pasi tumoret shpesh kanë një rrjet të dendur të enëve të gjakut që nuk dallohen mirë me metodat aktuale.

Megjithatë, shkencëtarët nënvizojnë se nevojiten më shumë studime përpara se kjo teknologji të bëhet pjesë e përdorimit të gjerë klinik./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjetja e mikroplastikës në indet e trurit të njeriut ndihmon në studimin e sëmundjeve neurodegjenerative
Artikulli i rradhës Mbetet në gjendje të rëndë gruaja e cila u plagos aksidentalisht nga djali i saj polic

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.