Një studim i publikuar në Science Advances tregon se enët e gjakut në retinë mund të tregojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe plakjen e përshpejtuar.
Njerëzit me model më të thjeshtë të enëve të gjakut në sy kanë më shumë rrezik për sëmundjet e zemrës dhe shfaqin shenja të plakjes biologjike, përfshirë inflamacion dhe jetëgjatësi të shkurtuar, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit identifikuan gjithashtu dy proteina, MMP12 dhe IgG–Fc receptor IIb, që lidhen me inflamacionin dhe plakjen e enëve të gjakut, dhe që mund të shërbejnë si targete për ilaçe anti-plakje në të ardhmen.
Ekspertët shpresojnë që në të ardhmen skanimet e retinës të bëhen pjesë e kontrolleve rutinë, për të identifikuar personat me rrezik të lartë për sëmundjet e zemrës para se të shfaqen simptomat./Gazeta Shneta/


