Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skizofrenia tek shqiptarët dhe arsyet pse mbahet e fshehur, flet Prof.Shyhrete Rexhaj

Jetë 20/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shyhrete Rexhaj ka doktoruar në Institutin universitar të shkollimit dhe hulumtimeve të shërimit, në Universitetin e Lozanës (IUFRS, Institut Universitaire de formation et de recherche en soins).Teza e saj ka qenë “Zhvillimi dhe vërtetimi i ‘ndërhyrjes së shkurtër’ të hershme për kujdestarët e njerëzve me çrregullime të rënda psikiatrike”.

Sh. Rexhaj aktualisht punon si profesoreshë në Shkencat e infermierisë në Shkollën e Lartë në “La Source” në Lozanë. Në kuadër të takimit “Ditët e skizofrenisë”, i cili ka për qëllim të çdramatizojë për publikun e gjerë dhe mediat këtë sëmundje, akoma viktimë e shumë keqkuptimeve, zonja Rexhaj shpjegon për albinfo.ch sa është e prekur shoqëria shqiptare dhe si e menaxhojnë familjet shqiptare këtë sëmundje, shkruan Alb Info transmeton Gazeta Shneta.

Që nga fillimi i karrierës të saj në fushën e psikiatrisë, zonja Rexhaj ka marrë pjesë në programe të ndryshme për parandalimin e sëmundjeve mendore. Për të është e rëndësishme që personat që vuajnë psikikisht të trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Trajtimi i hershëm është një ndër faktorët kryesor për përmirësim dhe ringritje.

A mund të na e përshkruani qëllimin e javës «Ditët e skizofrenisë»?

Ka 15 vjet që «Ditët e skizofrenisë» ekzistojnë, unë kam marrë pjesë në fillim si infermiere me një mision informativ dhe destigmatizues. Qëllimi ynë ishte të jemi më afër popullatës të Kantonit Vaud për të biseduar mbi skizofrenin pa tabu. Personat që vuajnë nga skizofrenia kanë qenë shumë gjatë të stigmatizuar dhe të privuar nga të drejtat e tyre për një ekzistencë të lirë në shoqëri. Rastet kur pacientët me skizofreni janë futur në «azil psikiatrik» kanë lënë paragjykime të mëdha në shoqëri. Eksperienca në Kantonin Vaud ka dëshmuar se popullata ka ndryshuar dalëngadalë perceptimet ndaj pacientëve dhe kjo na ka shtyrë në këtë vit ta krijojmë një shoqatë për «Ditët e skizofrenisë» me një mision ndërkombëtar.

Unë jam «zëvendëskryetare» e strukturës ndërkombëtare. Qëllimet tona janë që popullata të jetë e informuar jo vetëm në Kantonin Vaudë por edhe në vendet e tjera.

Pse e keni përkthyer përmbajtjen e fushatës suaj edhe në gjuhën shqipe?

Me që qëllimi ynë është të informojmë një numë sa më të madh të njerëzve, ne kemi përkthyer mesazhet më të rëndësishëm në gjuhën italiane, gjermane si dhe në anglisht. Pikërisht këtu lidhet edhe qëllimi për të ofruar informata lidhur me këtë manifestim edhe në gjuhën shqipe. Duke biseduar me kolegun Alban Ismaili, i cili punon si terapeutik në një strukturë psikiatrike në Lausanne, lindi dëshira që popullata shqiptare të jetë më mirë e informuar. Duke njohur rëndësinë për një informim dhe mirënjohje sa më të madhe në shoqëri, presidenti i shoqatës, Jean-Christophe Leroy, na mbështeti në këtë punë. Dëshira jonë lindi, në fakt, se në punën tonë kemi takuar pacientë shqiptarë, të cilët kanë pasur shumë vështirësi të pranojnë një sëmundje të tillë. Izolimi dhe jo mbështetja e shoqërisë vështirëson procesin e ringritjes. Për ne është e rëndësishme që gjuha të mos jetë edhe një pengesë më tepër në integrimin e pacientit në shoqëri.

A ka shumë raste të tilla në shoqërinë shqiptare që vuajnë nga kjo sëmundje?

Fatkeqësisht, rastet e personave që vuajnë nga kjo sëmundje gjatë një viti janë të shumta, 8 deri në 40 raste në 100.000 banorë. E këto incidente janë konstante me vite dhe të njëjtë në tërë botë. Do të thotë që edhe te shqiptarët numri i rasteve është i njëjtë. Në vendet ku sistemet shëndetësore janë më të zhvilluara, pacientët kanë më shumë mundësi për shërim, sepse edukimi i popullatës dhe trajtimi i hershëm potencojnë mundësitë e një angazhimi të plotë në kujdes. Përveç kësaj, disa faktorë mjedisorë mund të kontribuojnë në rritjen e rrezikut që të shfaqet skizofrenia, si për shembull, konsumi i marihuanës, komplikimet perinatale dhe postnatale, stresi social dhe imigrimi.

Duhet ende punë që skizofrenia të jetë më mirë e kuptuar në shoqërinë shqiptare. Sipas eksperiencës klinike, ende shoqëria shqiptare ka tabu për problemet psikiatrike në përgjithësi. Më konkretisht, kur flitet për skizofreninë, pacientët paragjykohen ende shumë.

Na i përshkruani simptomat e kësaj sëmundjeje…

Dihet që simptomat e kësaj sëmundjeje shfaqen gjatë adoleshencës ose në fillim të moshës madhore, intervenimet e hershme, do të thotë gjatë paraqitjeve të para, përmirësojnë evoluimin. Këta persona perceptohen nga të tjerët si të çmendur, të rrezikshëm dhe të pashërueshëm, dhe rrethi humb shpresë për një trajtim. Shumica e pacientëve dhe të afërmve nuk mbështeten te profesionistët e shëndetit.

Pasojat e kësaj sëmundjeje janë të mëdha jo vetëm për pacientët, por edhe për të afërmit. Fatkeqësisht, frika që do të stigmatizohen është pengesë e madhe për trajtim, pacientët dhe të afërmit provojnë t’ia dalin duke fshehur vështirësitë.

Vitin e kaluar kam përfunduar temën e diktaturës mbi një program për të afërmit. Pavarësisht nga kultura, ka familje ende të stigmatizuara dhe provojnë me vite t’ia dalin pa ndihmë. Por këto perceptime detyrojnë pacientët dhe të afërmit që të mos konsultohen, e kjo situatë nuk është e favorshme. Nëse pacientët trajtohet që nga fillimi, 30% e pacientëve përjetojnë vetëm një rast dhe vazhdojnë jetën e tyre të plotë. E këto informata kemi dëshirë t’i përcjellim te popullata shqiptare, shanset e trajtimit janë më të mëdha nëse mbështetemi te profesionistët e shëndetit. Kemi bërë një hap të vogël këtë vit dhe shpresoj që në vitet e tjera të kemi edhe më shumë mundësi. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprak3 Fazat vitale të lindjes
Artikulli i rradhës Në çfarë pozita duhet t’i mbani këmbët gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.