Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skolioza shqetësuese që tek moshat e vogla

Jetë 22/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lakimi i shtyllës kurrizore djathtas ose majtas që njihet ndryshe si skolioza mund të evidentohet që në fëmijëri sipas specialisteve. Mjeku ortoped-traumatolog, Abdurrahim Palushi tregon se si mund të kuptohet kur një person ka këtë problem shëndetësor.

Abdurrahim Palushi, Ortoped-Traumatolog: Skolioza nënkupton nëse ne shohim ballë për ballë personin në një linjë të drejtë ne shohim që kemi një devijim në formën e gërmës ‘S’ dhe prandaj quhet skoliozë. Është 0-3 vjeç, 4-9 vjeç dhe 10-20 vjeç, pra kap të gjitha grupmoshat. Ndarje ka këtë qëndrim jo thjesht didaktik, por sepse ka edhe specifika në mënyrën se si drejtohet.

Skolioza ndahet në dy grupe, por më e rënda eshte ajo e cila është e lindur dhe vihet re kur fëmijët janë të vegjël.

Abdurrahim Palushi, Ortoped-Traumatolog: Një grup i skoliozave të lindura që do të thotë që sapo fëmija lind konstaton menjëherë që është me skoliozë. Zakonisht janë forma shumë të rënda, kanë ecuri jo shumë të mirë, komplikacione shumë të mëdha në mushkëri dhe zemër sepse skolioza prej kryesisht kafazin e kraharorit. Grupi i dytë janë skoliozat me shkak të panjohur që përbën grupin më të madh.

Specialistët rendisin disa nga arsyet që shkaktojnë skoliozën, duke veçuar edhe peshën e çantës së shkollës së fëmijëve.

Abdurrahim Palushi, Ortoped-Traumatolog: Nëse është e mundur gjërat që nuk janë të domosdoshme për t’i mbajtur fëmija në shpinë, shtëpi-shkollë dhe anasjelltas është e mira që të evitohen. Gjithmonë ju themi prindërve dhe fëmijëve që canta duhet të mbahet me dy krahët. Për të kuptuar logjikën nëse ne marrim një peshë nga njëra anë e trupit në mënyrë automatike trupi peshon nga ana e kundërt, sërish për të ruajtur qendrën e masës. Për të shmangur këtë devijim nga halli apo nga situata duhet që çanta e shpinës të mbahet me dy krahë.

Në të tilla raste rekomandohet që prindërit duhet t’u kryejnë kontrolle periodike fëmijëve në mënyrë që të shmangen problemet serioze në shtyllën kurrizore që në moshë të vogël. /Klan News/

Artikulli paraprakDozat e larta të medikamenteve për ADHD lidhen me 81% rritje të rrezikut për psikozë
Artikulli i rradhës Studim: Të moshuarit mbi moshën 70 vjeç duhet të konsiderojnë përdorimin e statinave

Ju sugjerojmë

Studimi: Humbja e rreth një ore gjumë çdo natë lidhet me shtim në peshë

11/07/2026 Jetë

Studimi: Rreth 1 në 4 persona me diabet të tipit 2 përjeton humbje të dëgjimit

11/07/2026 Jetë

Studimi: Vaksina BCG mund të ndikojë në biomarkerët e sëmundjes Alzheimer

11/07/2026 Jetë

Studimi: Konsumi i rregullt i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për cirrozë dhe kancer të mëlçisë

11/07/2026 Jetë

Tymi i zjarreve mund të paraqesë rrezik serioz për shëndetin, ekspertët japin këshilla për mbrojtje

11/07/2026 Jetë

OBSH-ja: Rastet e reja të kancerit mund të dyfishohen deri në vitin 2050

11/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.