Skuqja mund të shfaqet tek çdo fëmijë sepse lëkura e tyre është shumë e ndjeshme. Gjëja e parë që duhet bërë për ta shmangur këtë fenomen është mbajtja pastër e lëkurës se fëmijës.
Nëse dëshironi ta mbroni lëkurën e fëmijës suaj nga skuqjet, duhet të zgjidhni pelena të përshtatshme. Për këtë duhet të merrni një pelenë e cila mundëson ajrosjen e mirë të lëkurës dhe i rri mirë fëmijës. Nëse ndodheni vazhdimisht në shtëpi, pastrimin e fëmijës bëjeni me ujë. Nëse ndodheni jashtë shtëpisë, mund të përdorni peceta të lagura higjienike.
Fëmija duhet të thahet mirë pasi të lahet. Sepse pelena mund të bëhet shkak për skuqjen në të ndenjura për shkak të qëndrimit lagur të lëkurës për një kohë të gjatë.
Ju mund të përdorni kremra me bajame apo vaj ulliri për të mbrojtur fëmijën nga skuqjet.
Ndryshoni pelenat e fëmijës të paktën 6-7 herë në ditë. Duhet t”i ndërroni një herë në 2-3 orë për të parandaluar kontaktin me urinën. Nëse fëmija bën të madhen atëherë duhet ndërruar menjëherë sepse jashtëqitja ka veçori më të mëdha skuqjeje. Më pas përdorni produkte të përshtatshme me lëkurën ë fëmijës.
Më parë përdorej pudra për shkak të përthithjes së ujit por pas një farë kohe ajo mban lagështirën prandaj duhet të përdoren kremra kundër skuqjes. /Gazeta Shneta/.