Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sllovaki: Mbi 2700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet

Lajme 01/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës.

Sindikata e mjekëve, LOZ, ka thënë se kjo do të thotë që më shumë se gjysma e mjekëve në nivel shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga puna në spitale.

Ata janë të gatshëm që t’i tërheqin dorëheqjet nëse Qeveria përmbush disa kërkesa që kanë. Aty përfshihen kërkesa për pajisje të reja mjekësore dhe punësimi i stafit shtesë.

Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko.

“Siç duket, mënyra e vetme për të kryer gjithçka në sistemin sllovak të shëndetësisë është dorëheqja”, ka thënë udhëheqësi i sindikatës LOZ, Peter Visolajsky, para gazetarëve në Bratisllavë.

Paraardhësja e Shashkos, Zuzana Dolinkova ka dhënë dorëheqje në fillim të tetorit, duke thënë se Qeveria nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta mbështetur në forcim të sistemit shëndetësor.

Shtysa më e madhe për dorëheqjet masive, të cilat janë paralajmëruar që një kohë, ka qenë një program i shtrënguar, i bërë publik përgjatë verës nga Qeveria e udhëhequr prej kryeministrit të krahut të majtë, Robert Fico.

Programi parasheh tërheqjen e pjesshme të premtimit për rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve.

Planet e Qeverisë për të shndërruar spitalet në shoqëri aksionare, kanë zemëruar ashpër sindikatat e mjekëve.

Përfaqësuesit e mjekëve shqetësohen se ky është një hap drejt “privatizimit servilosës” të spitaleve./rel

Artikulli paraprakVetaksident me fatalitet në Kllokot të Vitisë, ndërron jetë pasagjeri
Artikulli i rradhës Aktiviteti fizik lidhet me rrezik më të ulët të vdekjes pas diagnostikimit të demencës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.