Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SMS mashtruese në WhatsApp, ekspertët: Mos e klikoni, marrin informacione

Jetë 10/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mesazh që kërkonte të votohet një vajzë për të fituar një bursë shkolle është shpërndarë me shpejtësi në aplikacionin WhatsApp.

Ekspertët e sigurisë kibernetike konstatuan se ishte një skemë mashtrimi që iu ishte dërguar kontakteve të afërta.

“Pasi viktima klikon në këtë link, ridrejtohet në një faqe që simulon një platformë votimi dhe i kërkon të vendos numrin e telefonit si dhe autorizimin për llogarinë WhatsApp duke përdorur një kod verifikimi me 8 karaktere.

Nëse autorizohet në WhatsApp-in e përdoruesit, aktorët keqdashës marrin akses të plotë në llogarinë WhatsApp të viktimës, të cilën e përdorin për të përhapur më tej fushatën dhe potencialisht për të mbledhur informacione sensitive të ruajtura në këtë aplikacion”, thotë Sara Qoshi, përgjegjës Sektori i Mbrojtjes, Menaxhimit dhe Reagimit të Incidenteve Kibernetike.

Menjëherë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vuri në dijeni qytetarët ku iu kërkoi të bënin kujdes.

“Ekipi i ekspertëve ka hartuar një analizë teknike të cilën e kemi publikuar ne websiten zyrtar aksk.gov.al”, shprehet ajo.

Mashtruesit kibernetikë gjithnjë e më shumë po i avancojnë metodat e tyre ku duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale i bëjnë më të besueshme për përdoruesit e aplikacioneve, ndaj vëmendja duhet të jetë maksimale.

“Rekomandojmë për qytetarët të cilëve mund t’iu vijë një mesazh i tillë në rrjetet e tyre sociale, jo vetëm në Whatsapp sepse tani me anë të Inteligjencës Artificiale këto si fushata sa vijnë dhe sofistikohen, por qëllimi i tyre është i njëjtë, për të mashtruar qytetarët dhe rekomandojmë për qytetarët që t’i injorojnë këto linqe, pra mos t’i klikojnë dhe mos të vendosin të dhënat e tyre”, tregon ekspertja.

Rekomandimi tjetër është që të shihni nëse keni pajisje të tjera të lidhura në aplikacionin tuaj të Whatsappit.

 

Artikulli paraprakPirja e mbi tre filxhanëve kafe në ditë mund të rrezikojë shëndetin e veshkave
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri me thirrje prindërve: Vaksina e fruthit nuk shkakton shkakton Autizëm

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.