Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sondazhi i ri zbulon ndikimin e përdorimit të barit Ozempic në SHBA

Jetë 05/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bari për diabetin, Ozempic, është bërë viral në aplikacionet e mediave sociale si TikTok dhe po e godet industrinë e humbjes së peshës.

Një sondazh i ri eksploron maninë e vazhdueshme rreth barit Ozempic në Shtetet e Bashkuara, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Rezultatet e mbledhura nga Tebra mblodhën pyetjet e rreth 1,024 amerikanëve dhe 92 mjekëve rreth mendimeve të tyre për Ozempic për humbje peshe.

Ozempic është një injeksion semaglutide i zhvilluar nga Novo Nordisk për pacientët me diabet të tipit 2.

FDA ka miratuar Ozempic për përmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak tek të rriturit me diabet të tipit 2 në kombinim me dietën ushqyese dhe stërvitjen.

Numri në rritje i kërkesave për Ozempic nga amerikanët që kërkojnë humbje peshe ndikon në nevojat e pacientëve me diabet të tipit 2.

Me disponueshmërinë e Ozempic duke u kufizuar, disa amerikanë po kërkojnë opsione të tjera për humbjen e peshës së tyre.

Wegvoy është një tjetër injeksion semaglutide i zhvilluar nga Novo Nordisk posaçërisht për humbje peshe.

Gjithashtu, Mounjaro nga Eli Lilly po fiton vëmendje si një tjetër opsion. Bari u miratua nga FDA pranverën e kaluar për përmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak tek të rriturit me diabet të tipit 2.

Jesse Noyes, kryesues nga ana Tebra, vendit prej ku është zhvilluar sondazhi, thotë për burimin Healthnews se mjekët nuk po e përshkruajnë Ozempic vetëm sepse pacienti e kërkon atë.

“Gjetjet më sugjerojnë se ofruesit shëndetësor po e marrin seriozisht mungesat e barit dhe shëndetin e pacientëve të tyre,” thotë Noyes.

“Ndërsa 42% e ofruesve mjekësorë kanë pasur pacientë pa diabet që kërkojnë një recetë Ozempic, vetëm 18% e kanë përshkruar atë për humbje peshe. Ndërkohë, 36% thonë se janë përballur me reagime për mospërshkrimin e tij. Për mua, kjo tregon se profesionistët mjekësorë po e marrin betimin e tyre të Hipokratit seriozisht”.

Sondazhi Tebra zbulon se 14% e mjekëve marrin personalisht Ozempic, ndërsa 58% thonë se do ta rekomandonin Ozempic për humbje peshe.

Mes tjerash, sondazhi Tebra zbulon gjithashtu se si amerikanët po interesohen për Ozempic. Rekomandimet e mjekëve përbëjnë nivelin më të lartë ndërshtetëror me 41%, të ndjekura nga rekomandimet e familjes ose miqve me 27%, dhe mediat sociale me 24%.

Mbështetjet e të famshmëve nuk kanë kontribuar në përdorimin e Ozempic sipas sondazhit të Tebra, duke regjistruar interes në vetëm 9% të të anketuarve.

Përkundër kësaj, 76% e mjekëve besojnë se miratimet e të famshmëve do të çojnë në keqpërdorim të Ozempic.

“Ndoshta gjetja më interesante ishte ajo që nxiti interesin e pacientëve për të marrë Ozempic.

Mediet sociale sigurisht që po luajnë një rol dhe kjo mund të çojë në disa çështje ose tendenca shqetësuese.

Por 41% thanë se ishte rekomandim i mjekut. Kjo tregon se pavarësisht ndikimit të mediave sociale, marrëdhënia mes mjekut dhe pacientit mbetet parësore.”

FDA liston efektet anësore të mundshme të Ozempic, duke theksuar se bari mund të shkaktojë ulje të sheqerit në gjak, inflamacion të pankreasit, komplikime të sëmundjes së retinës të lidhur me diabetin (retinopati diabetike) dhe reaksione alergjike.

Gjithashtu, bari u vërtetua se zhvillon një formë të caktuar të kancerit të tiroides tek minjtë dhe gjatë studimeve paraklinike te kafshët.

FDA thekson se nuk është në dijeni nëse kjo ndodh te njerëzit. Në sondazhin e Tebra-së, të përzierat (45%), dhimbja e kokës (32%) dhe diarreja (31%) ishin efektet anësore më të raportuara të barit Ozempic. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Kimikatet në ëmbëlsuesit artificial mund të dëmtojnë ADN-në
Artikulli i rradhës Studim: Biomarkeri i ri i gjakut që mund të parashikojë sëmundjen e Alzheimerit

Ju sugjerojmë

Shkencëtarët zbulojnë lidhjen midis rënies së flokëve të tipit mashkullor dhe 5 varianteve gjenetike

29/09/2023 Jetë

Si çrregullimi i përdorimit të kanabisit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

29/09/2023 Jetë

Benefitet e konsumimit të smoothie gjatë shtatzënisë suaj

29/09/2023 Jetë

Marrja e karbohidrateve të rafinuara në sasi të mëdha rezulton me shtim peshe në moshën e mesme

29/09/2023 Jetë

Dy burime të zakonshme ku mund të merrni vitaminën D

29/09/2023 Jetë

Studim: A mund të ndihmojë vitamina D në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare?

29/09/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.