Dërgesa e parë e vaksinave kundër COVID-19 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijë sot në Kosovë.
Këtë e bën të ditur nga Ambasada e Kosovës në SHBA me anë të një njoftimi për media, duke thënë se ato do të arrijnë rreth orës 15:00, transmeton Klankosova.tv.
Ata do të priten me një ceremoni ku të pranishëm do të jenë Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.