Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme.
“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale, parashihen ulje për 1-3 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 19-22 gradë Celsius.


