Klinika Infektive ka publikuar raportin e sotëm për pacientët e shtrirë në këtë klinikë.
Sipas raportit të përgatitur nga Dr. Nadije Namani, janë plot 62 pacient që janë në Infektivë sot, ndërsa vetëm njëri nga ta është në ventilim mekanik me gjendje më kritike.
Njoftimi i plotë:
“Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19 pozitiv.
Gjendja e pacientëve të sëmurëve me Covid -19, është si vijon:
40 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot, nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.
Raport i hartuar nga
Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe”